Vetëm 20km larg Ulqinit, në derjtim të Shkodrës, ndodhet qyteti i lashtë i Shasit. Ky lokalitet atraktiv i cili shtrihet në kodrën përmbi liqenin me të njejtin emër ndodhet mu në qendër të Anës së Malit, dhe për banorët e kësaj ane paraqet trashëgiminë kryesore kulturore dhe pikë referente që më së miri përshkruan identitetin autokton. E gjithë hapsira karakterizohet me botën bimore dhe shtazore shumë të pasur si dhe një peizazh natyror shumë të bukur. Secili fshat i kësaj ane është i pasur me shtëpi të ndërtuara me gurë, mullinj si dhe rrugë të kalldramuara të cilat ishin në funksion të banorëve lokal deri në ditët e sotme.
Ky lokalitet atraktiv i cili shtrihet në kodrën përmbi liqenin me të njejtin emër ndodhet mu në qendër të Anës së Malit. Qyteti i Shasit, sipas të dhënave historike përmendet që në shekullin e VIII. Mirëpo, sipas të dhënave të mbledhura në terren përmes gërmimeve arkeologjike të zhvilluara në vitet e 80-ta, vërteton se jeta ka një vazhdimësi që nga neoliti, eneoliti, koha e bronzit, hekurit, kohës së antikës, pastaj antikës së vonë, mesjetës dhe deri në kohën e tanishme moderne. Sipas të dhënave arkeologjike në parahistori ka ekzistuar një fortifikim në majë të kodrës – një fortesë ilire me gurë ciklopik. Duke marrë parasysh pozitën e mirë, qyteti merr karakterisikat e qytetit karakteristik mesjetar i ngjashëm me ato në Dalmaci dhe më gjërë. Fusha e Anës së Malit ka ofru kushte të mira për zhvillimin e bujqësisë derisa Liqeni i Shasit ka bërë të mundur furnizimin me peshk. Lumi Buna i cili është i lundrueshëm deri në afërsi të Shkodrës, ishte arteria kryesore e komunikacionit dhe tregëtisë nëpër të gjitha periudhat historike, që nga ilirët e deri më 1948 kur shndërrohet në zonë kufitare. Sot, nëpër këtë lum mund të lundrohet vetëm me anije të vogla peshkimi si dh me mjete lundrimi sportive.
Qyteti i Shasit, i vendosur majë kodrinës ka pasë paralagjen e vet nga ana jugore në drejtim të liqenit si dhe në anën veriore në plato kah vendi ku sot shtrihet fshati e ku mund të shihen rrënoja të shumta kishash dhe objektesh tjera banimi.
Qyteti i Shasit
Konsiderohet se mbreti i Bizantit Justiniani i VI-të këtë vendbanim e shndërroi në një tërësi të urbanizuar, nga e cila edhe sot e gjithë ditën mund të shihen mbetjet e portës hyrëse si dhe mureve mbrojtëse sipër kodrinës. Si qytet ishte shumë mire i pozicionuar mes tri qyteteve të njohura: Shkodrës, Ulqinit dhe Tivarit.
Pas shekullit të VII, me depërtimin e avarëve dhe sllavëve në Ballkan, rajoni i gjërë i bazenit të Liqenit të Shkodrës bëhet i pasigurt, dhe kjo zgjat deri në shek.IX kur sërisht bien nën sundimin e Bizantit.
Në filimet e krishërimit kjo hapsirë ishte e lidhur me kishën Romake, dhe me qendrat e saja në Shkodër dhe Justiniana Prima, deri nën periudhën kur bie nën juridiksionin e Durrësit. Me themelimin e Arqipeshkvisë së re të Tivarit, më 1089, bie nën juridiksionin e Arqipeshkvisë së Tivarit. Procesi i islamizimit të popullisës së Anës së Malit fillon me fillimin e shek. XVII.
Shasi përmendet në bullën e Papës Aleksandri II si qytet peshkopat. Dy herë shkatërrohet. Herën e parë e shkatërron Stefan Nemanja më 1183 kurse herën e dytë nga mongolët më 1242. Jeta shpejt rimëkëmbej kurse ekonomia forcohej. Në shekullin XIV qyteti kishte statusin e vet të ngjashëm me qytetet e Dalmacisë. Prente monedhën e vet gjetë shek. XIV-XV.
Sipas legjendës që e përshkruan Justiniani nga Gjenova në vitin 1533, e tregimi i tillë ende qarkullon nëpër banorët lokal, thotë se Shasi kishte kisha sa ka ditë viti, pra 365. Me këtë dëshironte të tregonte rëndësinë e madhe që gëzonte qyteti në të kaluarën, megjithqë në rrënojat e qytetit sot identifikojmë 15 kisha.
Gjatë gjysmës së dytë të shek.XIV dhe fillimit të shel.XV qytetin e administron familja e njohur lokale e Balshajve, nga të cilët pastaj bie në duar të venedikasve, por ai tashmë ka humbur shkëlqimin dhe fuqinë që kishte në shekujt e mëparshëm dhe gradualisht është shndërruar në një fshat. Ky trend i rënies vazhdon edhe në periudhën e Perandorisë Osmane dhe krizën ekonomike të atij shekulli. Në periudhëne e Perandorisë Osmane me rastin e vizitës së murgut Bici, më 1610, ky vendbanim i vogël kishte vetëm 80 shtëpi, deri sa një shekull e gjysmë më vonë në kohën e Bolicës kishte vetëm 50 shtëpi.
Në vitin 1777, Shasi ishte vetëm një famulli e vogël që përfshinte fshatrat përreth deri sa jeta vazhdonte jashtë mureve të qytetit.
Kohëve të fundit ky lokalitet ishte i vizituar nga shumë studiues dhe udhëpërshkrues të ndryshëm dhe kështu u bë i njohur edhe jashtë Malit të Zi të sotëm,.
Çfarë të vizitojmë
Katedrala e shën Mërisë
Në anën e majtë të platosë, në drejtim të lindjes, në mënyrë dominuese qëndron katedrala e Shën Mërisë e cila njëkohësisht është edhe ndërtesa më e bukur e Shasit. Ka të ngjarë se është e ndërtuar në fillim të shek. XIV dhe ishte në shërbim të Françeskanëve të cilët atëbotë kishin ndikim të madh. Është e ndërtuar sipas stilit arkitektonik gotik me elemente romane. Karakteristike është lartësia e objektit me dritaret gotike si dhe qemeri i porës i stilizuar me koka kafshësh në profile. Ky objekt monumental ka qenë e ruajtur në tërësi deri me rastin e tërmetit të vitit 1979 kur edhe një pjesë e madhe pëson dëme. Pranë kësaj katedrale nga jana jugore dhe perëndimore qëndrojnë rrënojat e kishave tjera të cilave u shihen vetëm muret, e që mund të jetë e mundur se kanë qenë të rrethuara me varreza.
Ana perëndimore e platosë
Në anën perëndimore të platosë gjenden disa kishëza, një bazilikë e çka është më interesante aty është edhe një ngrehinë që gjason në një portë me kishëz mbi te, ndërtimi i së cilës ka filluar në shek.VI e që e tëra ishte me freska e që sipas traditës ndërtimore është karakteristike nëpër gjithë bregdetin. Pranë saj, vetëm disa metra më larg, gjendet një kufi i madhë ndarës, i ndërtuar me gurë të thatë, i cili me siguri do të kishte qenë bazë e murit rrethues që mbërthente një pjesë të madhe të nënqytetit. Hamendësojmë se ky mur do të jetë ndërtuar me qëllim që të mbrojë disa kisha ose ndonjë objekt tjetër të rëndësishëm.
Akropoli
Në vendin më të spikatur të qytetit, akropol, shihen muret e larta mbrojtëse. Vetë porta hyrëse daton nga shek.VI dhe pranë saj gjendet Katedrala e Shën Gjon Pagëzorit e ndërtuar në vitin 1300 me stil roman, dhe më interesante e bën fakti se është e mbështetur në murin mbrojtës të anës veriore. Përmbi absidë është ngritur këmbanarja. Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike është zbuluar se katedrala ka qenë e ndërtuar mbi themele të një kishe edhe më të vjetër. Në brenësinë e katedralës janë evidentuar një numër i madh varresh. Ka të ngjarë, se në periudhën pas shek. XIX, kur kisha nuk ishte më në funksion, do të kenë filluar të varrosin kufoma poshtë dyshemesë së saj duke e konsideruar si vend të shenjtë.
Pika vrojtuese
Nga kjo pikë në drejtim të veriut mund të shihet e gjithë hapsira e rajonit të Anës së Malit deri te maja e Rumisë. Po ashtu vetëm 30 metra më largë arrijmë te një pikë tjetër panoramike nga e cila hapet pamja mahnitëse drejt Liqenit të Shasit, Malit të Brisë kurse nga ana lindore drejt Lumit Buna dhe fshatrave të Shqipërisë.
Liqeni i Shasito
Liqeni i Shasit ndohdet poshtë fortifikatës së Shasit dhe përnga madhësia është i dyti më i madhi në Mal të Zi me sipërfaqe 4km². Liqeni ka thellësi mesatare prej 3m kurse ajo më e madhja është prej 8m e matur pranë burimit nënujor të quajtur Syri i Begut e që paraqet edhe një ndër burimet kryesore të furnizimit me ujë të liqenit të Shasit por edhe vend ku mblidhen peshqit me qëllim të hudhjes së ikrës. Liqeni gjithashtu furnizohet me ujë edhe nga Lumi i Megjureçit por edhe me derdhjen e ujërave nga Lumi Buna. Liqeni i Shasit paraqet fenomenin kriptodepresiv të dytin më të madhin në Mal të Zi. Me daljen në breg të Liqenit të Shasit, mund të ndjeni qetësinë dhe rehatinë si dhe të gjitha shqisat do të kënaqen me biodiversitetin që e karakterizon këtë rajon. Eksziston një legjendë e cila thotë se vendasit kanë fshehur një djep floriri në fund të liqnit, si dhe se rreth Shasit nëpër shpellat e atjeshme jetojnë zanat e malit.
Restoran Shasi
Liqeni kryesisht është i rrethuar me kallamishte dhe nga bregu nuk është i arritshëm shumë lehtë, andaj njoftimi me bukuritë e saja më së mirë është të zbulohen nga uji. Restoran Shasi i cili ndodhet mu në breg të liqenit, përveç specialiteteve gastronomike me ushmime lokale të përgatitura në mënyrë tradicionale, musafirëve të saj u jep mundësi të shumta për shijimin e bukurive të këtij ambienti. Lundrimi me platformën e improvizuar për lundrim nëpër liqe si dhe mundësia për larje në ujin e pastër të liqenit janë disa nga mundësitë më të mira që i rekomandojmë vizitorëve që t’i shijojnë në këtë territor të ardhëshëm të mbrojtur.
Vožnja prilagođenom platformom po jezeru, uz mogućnost kupanja u čistoj vodi jezera je opcija koju preporučujemo kao najbolji način da se posetioci upoznaju sa vrednostima ovog budućeg zaštićenog područja.
Kulla e vrojtimit Fraskanjel
Mu në kufi me Shqipërinë, përmbi bregun e lumit Buna ngrihet kodra e Fraskanjelit në të cilin nga largësia mund të shihet kulla ushtarake e vrojtimit. Nga kjo pozitë në të gjitha anët shtrihet pamje mahnitëse. Nga ana jugore ku shihet Deti Adriatik në të cilin derdhet Lumi Buna si dhe nga ana e Malit të Zi shihet rrethina e fshatrave Shën Gjergj, Shën Koll dhe Shtoj kurse nga ana e Shqipërisë shihen fshatrat Luarza dhe Pulaj.
Nga ana perëndimore shihet komplet Ana e Malit me Liqenin e Shasit, derisa nga veriu mali i Taraboshit me antenat majë tij deri në afërsi të Shkodrës prej nga Lumi Buna del nga Liqeni i Shkodrës. Nga ana lindore shihet i tërë rajoni i Zadrimës me fshatrat Pentar, Dajç dhe Shirgj si dhe kodra Belaj që ndodhen në anën tjetër të lumit.
Sipas të dhënave historike në kodrën e Fraskanjelit dhe atë Belaj e cila ndohet përballë Fraskanjelit në anën tjetër të lumit, në mesjetë në këto kodra ka qenë nga një kala. Nga këto pika ka qenë e mundur të kontrollohet lëvizja e mjeteve lundruese drejt Shkodrës dhe në këtë mënyrë është bërë edhe kontrolli i këtij komunikacioni. Këto fortifikata kanë shërbyer për të bllokuar lundrueshmërinë e Bunës gjatë luftërave të ndryshme. Në të njejtën mënyrë është bllokuar Buna gjatë luftës ndërmjet Venedikut dhe Perandorisë Osmane më 1479.
Sipas një legjende lokale në këtë vend dy familje fisnike shqiptare kanë ngritur dy kala në mënyrë që të marrin haraç të gjithë atyre që lundrojnë atyparit. Ata bllokonin hyrjen duke vendosur zinxhirë të mëdhenj të cilët i kapnin në të dy anët e bregut.
Ngjarjet lokale
Për çdo vit në maj, në këtë vend organizohet festa lokale ”Pranvera në Anë të Malit” përmes të cilës turistët më së miri mund të njoftohen me etno kulturën e rajonit, si dhe përmes tingujve të muzikës vendore të bëhet degustimi i kuzhinës tradicionale Anamalase.