
Vetëm 20km larg Ulqinit, në derjtim të Shkodrës, ndodhet qyteti i lashtë i Shasit. Ky lokalitet atraktiv i cili shtrihet në kodrën përmbi liqenin me të njejtin emër ndodhet mu në qendër të Anës së Malit, dhe për banorët e kësaj ane paraqet trashëgiminë kryesore kulturore dhe pikë referente që më së miri përshkruan identitetin autokton. E gjithë hapsira karakterizohet me botën bimore dhe shtazore shumë të pasur si dhe një peizazh natyror shumë të bukur. Secili fshat i kësaj ane është i pasur me shtëpi të ndërtuara me gurë, mullinj si dhe rrugë të kalldramuara të cilat ishin në funksion të banorëve lokal deri në ditët e sotme.
Qyteti i Shasit, sipas të dhënave historike përmendet që në shekullin e VIII. Mirëpo, sipas të dhënave të mbledhura në terren përmes gërmimeve arkeologjike të zhvilluara në vitet e 80-ta, vërteton se jeta ka një vazhdimësi që nga neoliti, eneoliti, koha e bronzit, hekurit, kohës së antikës, pastaj antikës së vonë, mesjetës dhe deri në kohën e tanishme moderne. Sipas të dhënave arkeologjike në parahistori ka ekzistuar një fortifikim në majë të kodrës – një fortesë ilire me gurë ciklopik. Duke marrë parasysh pozitën e mirë, qyteti merr karakterisikat e qytetit karakteristik mesjetar i ngjashëm me ato në Dalmaci dhe më gjërë. Fusha e Anës së Malit ka ofru kushte të mira për zhvillimin e bujqësisë derisa Liqeni i Shasit ka bërë të mundur furnizimin me peshk. Lumi Buna i cili është i lundrueshëm deri në afërsi të Shkodrës, ishte arteria kryesore e komunikacionit dhe tregëtisë nëpër të gjitha periudhat historike, që nga ilirët e deri më 1948 kur shndërrohet në zonë kufitare. Sot, nëpër këtë lum mund të lundrohet vetëm me anije të vogla peshkimi si dh me mjete lundrimi sportive.
Qyteti i Shasit, i vendosur majë kodrinës ka pasë paralagjen e vet nga ana jugore në drejtim të liqenit si dhe në anën veriore në plato kah vendi ku sot shtrihet fshati e ku mund të shihen rrënoja të shumta kishash dhe objektesh tjera banimi.
Sipas legjendës që e përshkruan Justiniani nga Gjenova në vitin 1533, e tregimi i tillë ende qarkullon nëpër banorët lokal, thotë se Shasi kishte kisha sa ka ditë viti, pra 365. Me këtë dëshironte të tregonte rëndësinë e madhe që gëzonte qyteti në të kaluarën, megjithqë në rrënojat e qytetit sot identifikojmë 15 kisha.
Gjatë gjysmës së dytë të shek.XIV dhe fillimit të shel.XV qytetin e administron familja e njohur lokale e Balshajve, nga të cilët pastaj bie në duar të venedikasve, por ai tashmë ka humbur shkëlqimin dhe fuqinë që kishte në shekujt e mëparshëm dhe gradualisht është shndërruar në një fshat. Ky trend i rënies vazhdon edhe në periudhën e Perandorisë Osmane dhe krizën ekonomike të atij shekulli. Në periudhëne e Perandorisë Osmane me rastin e vizitës së murgut Bici, më 1610, ky vendbanim i vogël kishte vetëm 80 shtëpi, deri sa një shekull e gjysmë më vonë në kohën e Bolicës kishte vetëm 50 shtëpi.
Në vitin 1777, Shasi ishte vetëm një famulli e vogël që përfshinte fshatrat përreth deri sa jeta vazhdonte jashtë mureve të qytetit.
Kohëve të fundit ky lokalitet ishte i vizituar nga shumë studiues dhe udhëpërshkrues të ndryshëm dhe kështu u bë i njohur edhe jashtë Malit të Zi të sotëm.
Disclaimer: This website was created and maintained through a grant provided by the Regional Cooperation Council’s Tourism Development and Promotion Project, funded by the European Union. Its contents are the sole responsibility of the MANIFESTO and do not necessarily reflect the views of the Regional Cooperation Council or the European Union.
Në kuadër të projektit “Heritage Walks & Talks”, zhvillojmë një produkt të ri turistiko-kulturor të cilin pa pengesa do ta shfrytëzojnë turistët individual por edhe ata në grupe. Konceptin të cilin dëshirojmë ta prezantojmë si shëtitje nëpër trashëgimi, dhe do mund ta shfrytëzojmë kur dëshirojmë të njihemi me trashëgiminë kulturore dhe historike të Ballkanit Perëndimor, mu atë trashëgimi e cila ende prezantohet me ndrojtje përmes rrëfimeve të bashkësive lokale e që musafirët duhet t’i dëgjojnë nga ta.
© 2020 Heritage Walks & Talks
Web design & Development by DIGIPROM