Udhëtimet nëpër trashëgiminë e Ballkanit Perëndimor janë paraparë të jenë udhëtime nëpër trashëgimi të panjohura e nganjëherë edhe të fshehura të Ballkanit Perëndimor. Një ndër temat e projektit turistik RCC P-ja e trefishtë është zhvillimi i itinerarit të turizmit kulturor, itinerarit të monumenteve ballkanike. Ky lloj itinerari turistik është i paraparë si udhëtim nëpër trashëgiminë ballkanike dhe përmendoret kushtuar Luftës së Dytë Botërore.
Itinerari nëpër Monumentet e Ballkanit (BMR) dhe trashëgimisë ballkanike
Ideja për BMR është që të eksplorojmë dhe të nxjerrim në pah monumentet të fshehura ose të harruara në Ballkanin Perëndimor me një theks të veçantë në trashëgiminë Ballkanike të Luftës së Dytë Botërore. Ky koncept përfshinë rëndësinë historike dhe kulturore të vendeve të këtyre monumenteve, impresioni vizuel, dhe tërheqja artistike dhe arkeologjike. Arsyetim për këto itinerare kulturore turistike është qënia e tyre trashëgimi ballkanike, kulturë dhe histori që janë ekspozuar në mënyrë modeste ndaj njerëzve jashtë këtij rajoni. Në anën tjetër, publikimet e kohës së fundit dhe ngjarjet artistike kanë dëshmuar që ekziston një interes i madh ndërkombëtar për temat e artit dhe arkitekturës moderne përgjatë VB6 regjionit. Udhëtimet kulturore përmes trashëgimisë ballkanike do t’i sillnin njerëzit më afër ngjarjeve antike dhe gjithashtu do t’i lejonin njerëzit të admironin bukuritë e arritjeve arkitektonike. Si rezultat, turistët jo vetëm që do të vizitonin monumentet, por edhe historinë që përshkruan arsyen e ndërtimit të monumentit
Zbulimi i trashëgimisë ballkanike
I gjithë itinerari i propozuar përbëhet prej 40 vendeve specifike të shpërndara përgjatë gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Këto vende janë bazë e shkëlqyeshme për zbulimin e trashëgimisë ballkanike.
Vendndodhjet e përmendoreve janë zgjedhë në bazë të konceptit integral si më poshtë:
- Rëndësia kulturo historike
- Impresiviteti vizuel dhe tërheqja arkitekturore/artistike
- Gjendja momentale e përmendoreve
- Vende me shkëlqim të madh natyror dhe bukuri të jashtëzakonshme skenike
- Vende që nuk janë ekskluzivisht ideologjike në prezantim
Duke organizuar këso lloj udhëtimesh kulturore ballkanike, ne paraqsim vende me komplekse të mëdha monumentale me bukuri të jashtëzakonshme. Si rezultat i kësaj, është evidentuar interesim i shtuar i vëmendjes së komunitetit ndërkombëtar por edhe atij vendor për këtë temë.
Rrugët e udhëtimeve kulturore
Rrugët e udhëtimeve turistike kulturore shtrihen nëpër mijëra kilometra në secilin prej vendeve të VB6 dhe lidhin këto vende monumentale. Gjatë përcaktimit të kësaj rruge u morën parasysh faktorët e mëposhtëm:
- Afërsia me zonat ku turizmi nuk ndihet sa duhet
- Afërsia e objekteve turistike (restorane, bujtina, stacion karburanti, pika shitëse me pakicë etj.)
- Afërsia e rrugëve që janë në gjendje të mirë
- Itinerar i cili përcillet dhe kalohet lehtë
- Itinerar i cili ka qasje gjatë gjithë vitit
Duke përdorur kritere të tilla, turistët që shpresojnë të udhëtojnë nëpër shtigjet ballkanike të trashëgimisë do të jenë në mundësi që këtë ta bëjnë në mënyrë jo vetëm që është i testuar dhe provuar përgjatë shtigjeve të optimizuara, por mund të shërbehen gjatë gjithë vitit. Në fakt, ai do t’u sugjerojë atyre të gjitha lehtësitë e nevojshme që turistët mund t’i dëshirojnë.