Përmendorja në Bubanj

Përmendorja në Bubanj i është kushtuar banorëve të Nishit si dhe banorëve tjerë të Serbisë të rënë në luftë. Për shkak të afërsisë me Nishin kjo kodër është zgjedhur si vend për represionet më të egra të regjimit nacist prej nga çdo ditë dëgjoheshin të shtënat gjatë pushkatimeve të ndyshme.
Përmendorja në Bubanj, Nish, Serbia

Përmendorja në Bubanj, Nish

Përmendorja në Bubanj i është kushtuar banorëve të Nishit si dhe banorëve tjerë të Serbisë të rënë në  luftë. Për shkak të afërsisë me Nishin kjo kodër është zgjedhur si vend për represionet më të egra të regjimit nacist prej nga çdo ditë dëgjoheshin të shtënat gjatë pushkatimeve të ndyshme. Romët të cilët ishin të detyruar të groposin kufomat, shpërndanin nëpër qytet tregime prej të cilave çdokujt i ngrihej gjaku në damarë. Nga shkurti i vitit 1942 e deri në shtator të vitit 1944 në këtë vend u vranë afro 10 mijë llogorashë nga Kampi i Kryqit të kuq. E tërë kodra është e prerë me gropa dhe varre të njerëzve të pushkatuar.

Para përfundimit të luftës janë munduar të zhgroposin kufomat dhe ti zhdukin gjurmët e krimit, por këto pushkatime aqë ishin ngulitur në mbamendjen e Nishlive sa që të gjitha përpjekjet kanë dështuar.

Përmendorja u ngrit në vitin 1963 dhe u përurua me rastin e Ditës së çlirimit. Është vepër e skulptorit jo shumë të njohur kroat Ivan Sabolliq, i cili ishte djali i një skluptori autodidakt. Për Ivain thuhet se kur e ka punuar këtë përmendori ishte në një fazë krize të kreativitetit. Por, ky kompleks me tri grushte (e mashkullit, femrës dhe fëmijës) lë një përshtypje të fortë për të gjithë vizitorët, kurse në rrugë deri aty kalohet para një frizi horizontal nga mermeri i bardhë në të cilin janë paraqitur vrasjet dhe viktimat e quajtura „Fabrika e vdekjes“.

Përshtypja estetike e monumenteve nga koha e revolucionit anashkalon sjelljet e mëparshme sovjetike dhe merr formën e veprave të artit. Kësisoji lindin shumë përmendore autentike në gjithë Jugosllavinë, duke përfshirë edhe grushtet e Sabolliqit në Bubanj, simboli i rezistencës ndaj autoritarizmit të inspiruar edhe lëvizje të shumta në republikat postsovjetike.

Grushtet në Bubanj – shtegu me gjemba i modernizimit të Nishit

Duke kaluar nëpër Nish, mësoni për kompleksin memorial në Bubanj, të cilin përveç tri grushteve monumentale, e përbëjnë edhe kompozicioni prej pesë elementeve në të cilat në mënyrë moderne paraqiten skena të makinave për vrasje, pushkatime, revoltën e njerëzve, kapitullimi i pushtuesve dhe ngadhënjimi. Fjalia “Na pushkatuan, por kurrë nuk na vranë, dhe kurrë nuk na nënshtruan” e skalitur në përmendore, paraqet shpresën për luftë ideologjike, thirrje për ruajtjen e identitetit, këmbëngulja për ekyistencë, besnikëri dhe besim që këto qëndrime të jetojnë në njerëz.

Kompleksi është ndërtuar në vitin 1963, kurse në vitin 2004 un ndërtua një kishëz jo e zakonshme prej xhami të autrit Aleksandar Bugjevac. Përjetoni madhështinë e Parkut përkujtimor të Bubnjit, i cili përveç se është një park përkujtimor, tërheq me natyrën e tij të jashtëzakonshme dhe me dhjetëra lloje zogjsh që jetojnë në te të pashqetësuar. Vend në të cilin qytetarët bashkëkohor të Nishit shpesh e vizitojnë.

Kampi Kryqi i kuq – Shpërthimi i parë në Evropi

Kampi i Kryqit të Kuq është vend-ekzekutimi ku u organizau shpërthimi i parë, gjegjësisht ikja në Europën e okupuar më 12 shkurt 1942. Më muzeun e kampit të dikurshëm sot mund të ndjejmë klithmat, vajin në të cilin toruturoheshin llogorashët e zhveshur dhe të rrahur, u ruajtën dhe u rikonstruktuan dhomat e izolimit në të cilat shtriheshin të burgosurit në tela me gjemba në vend të shtretërve, si dhe baraka në të cilën ende ka mbijetuar mbishkrimi gjerman Wache dhe dy SS. Ky muze është një ndër të rrallët në botë i cili në aqë mënyrë transparente ilustron vuajtjet dhe klithmat e të burgosurve të dikurshëm.

Kultura rome dhe përshtypja artistike

Shkoni në Bulevardin 12 shkurti nëpër Sheshin e lopëve, do të kaloni përmes lagjes më të madhe rome të Nishit i cili u themelua në varrezat e vjetra hebreje, do të kaloni nëpër rrugicat me baltë, të kënduara dhe të paraqitura nëpër filmat e njohur të “gjysmë nishlive” Goran Paskaleviq dhe Lubisha Samarxhiq “Engjëlli mbrojtës”. Romët dhe muzika e tyre është pjesë e pandashme e “soundtrackut” të Nishit, e veçanërisht zëri i shterrur i Shaban Bajramoviqit trashëgiminë dhe stilin boem të të cilit me kënaqësi e pranojmë, por nuk e vlerësojmë sa duhet.

Nga orienti e deri në Nishin bashkëkohor

Banorët e Nishit krenohen me faktin se qyteti i tyre është në kryqëzimin e rrugëve të rëndësishme, se është një lidhje mes lindjes dhe perëndimit, por se kanë “shtëpinë në mes të rrugës” dhe kjo është arsyeja e vujatjeve dhe viktimizimit gjatë historisë. Pushtues të ndryshëm kaluan nëpër Nish, vendin ku ka lindur Konstantini i Madhë dhe vendi ku janë takuar Sefan Nemanja dhe Fridrih Barbarossa. Nishi i sotëm zhvillohet në themelet e hedhura mes Luftës së Parë dhe Dytë Botërore, atëherë kur qyteti lirohet nga prangar e kasabës orientale dhe fillon zhvilliin e vet qytetar. Në këtë periudhë ndërtohen rrugë e sheshe me tipare të neoklasicizmit por edhe të modernizmit. Dikur këtu keni mund me pa tramvajin i cili tundej deri në Banjën e Nishit, kurse sot duke kaluar përmes rrugës së Vozhdovcit, dikur rruga e Pirotit, shihni pallatin e Jankoviqit, me Teatrin popullor, akustika e të cilit është e projektuar sipas shembullit të Skalës së Milanos. Nga Nishi vie edhe Dragisha Cvetkoviqi, reformatori dhe modernizuesi, i cili në kodrat rreth Nishit ka ndërtuar shtëpitë dhe banesat sociale të cilat edhe sot e gjithë ditën, çështë e vërteta të dëmtuara, mund të shihen në funcionalitetin e vet. Këtë vendas të vet bashkëqytetarët e Nishit e kanë harruar edhepse sot vila dhekopshti i tij janë dekorimi më i bukur i Banjës së Nishit.

Nga ura e rrëzuar e deri tek përmendorja e Ikarit

Historia e Nishit shkon në të kaluarën e largët, madje shumë para romakëve. Fundi i shekullit XX u shënua me NATO bombardimet, gjurmët e të cilave edhe sot shihen në Nish. U bombardua “Ura e gurit” në Nish, dhe dëmtime pësoi edhe përmendorja në sheshin e Mbretit Aleksandër, i cili u renovua por jo në mënyrë kualitative. Mund të uleni e të shplodheni në parkun që gjendet ë sheshin e Mija Stanimiroviqit ku do të shihni edhe përmendoren kushtuar Ikarit, simbol i Komandës së aviacionit të ushtrisëserbe. Kjo përmendore është kopje e skulpturës së Ikarit i cili ndodhet në nëdrtesën e komandës së aviacionit në Zemun dhe është punë e skulptores Zllata Markov Baran. Pamjen duhet drejtuar edhe kah kasarna e braktisur Mija Stanimiroviq,pasi që ka një ndërtesë me arkitekturë interesante dhe veti diskrete të stilit romak ndërtuar sipas modeleve të objekteve ushtarake të qyteteve gjermane. Ndërtimi i njërës prej kasarnave më të mëdha në Serbi filloi më 10 korrik 1899 në praninë e Aleksandër Obrenoviqit dhe mbretit Millan Obrenoviqi.

Simboli më i njohur i Nishit, me një ironi të lehtë është kalaja e Nishit të cilën e ngritën turqit në fillim të shekullit XVIII pranë bregut të lumit Nishava. Kjo kala simbolizon okupimin nga Osmanllinjtë. Në shikim të parë duket se është ndërtuar pak me vonesë, pasi që në këtë periudhë këto lloj kalash nuk paraqitnin më pikë mbrojtjeje nga armiku, por sot ëashtë një nga kalatë më së miri të ruajtura të Ballkanit e që i takojnë kësaj periudhe kohore. Edhe pse brenda mureve ishte i tërë qyteti, sot janë t ruajtura vetëm disa ndërtesa e mes tyre edhe xhamia e Bali Begut (pa minare). Sot aty ka galeri dhe atele, kurse e tërë kalaja është një park interesant mu në yemër të qytetit ku shumë gjenerata të banorëve të Nishit përjetuan dashuriçkat e tyre të para. Në kala mbahen edhe fastivalet të njohura si ai i Takimet e Filmit, Festivali i Koreve dhe Xhey festivali Nishvil i cili çdo ditë e më shumë është duke u popullarizuar.

Ofertë e pasur gastronomike

Skena gastronomike e Nishit njëkohësisht është edhe tradicionale edhe bashkëkohore. Para mëse 20 vitesh ishte e njohur skara e Nishit, por megjithë dijen dhe mjeshtrinë e gastronomëve, ngadalë filloi të bëhet monotone ngrënia e qebapave, razhniqave me qepë etj. Para dhjetë vitesh pronarët e restoraneve u kujtuan se duhet ta bëjnë një ribrendim të traditës, kështu në meny futen bisht gjedhi, petulla deleje, speca të farguar e të mbushur me djathë, trljenicë dhe gjellëra tjera të vjetra. Sot pas drekës në restorantet e Nishit do të jeni shumë të kënaqur. Sërish filloi punën edhe Amerikani i njohur, në kodrën e Nishit, në të cilën dikur hareshëm kalonin kohën Riçard Bartoni dhe Elizabet Tejllor e që ishin në kulmin e karrierës së tyre. Argëtimin e kishte sponzorizuar Mareshali Tito pasiqë atë më parë e kishte bindur regjisori i njohur malazias Veljko Bulljiqi që Bartoni të angazhohej në rolin e Titos në filmin Lufta në Neretvë, dhe atëbotë çifti i ri erdhën në festivalin lokal të filmit.

U rindërtua edhe hotel Ambasadori i njohur, vendi ku e gjithë elita e atëhershme zinin vend. Por nëse dikush do ta njoftoj edhe më thellë Nishin dhe specialitetet e tij duhet të vizitojë Dy Fenerët i cili ndodhet në një kuart jo shumë të lakmueshëm të qytetit ose të shkoj në Zvrk në rrugën e Vozhdovcit, ku në muajt e verës kopështi i restoranit i cili ndodhet nën hijen e drunjve të lipës të ofron kënaqësi dhe shplodhje të paharrueshme. Aty mund të provosh sallatat e famshme të moravës ose bukë të thekur me specë djekëse, specialitete këto që banorët nuk e dinë pse por i quajnë “sallatë shqiptare”. Kush dëshiron muzikë dhe aheng atëher duhet vizituar kafehanen e mirënjohur Mejhanja e Nishit, e që kohëve të fundit është rikthyer edhe kafehanja Serbia e vjetër e cila gjat rennovimit i sakrifikoi kopështin veror. Kopësht veror nuk ka as Galija e cila sipas saj e ka marrë emrin edhe rock bendi i njohur nga Nishi. Edhepse nuk ka kopësht aty nuk do të zhgënjeheni poqëse porositni mushkri në skarë të cilat janë po të njejtit kualitet edhe në kafenenë Ke Rajkoja që ndodhet në Sokakun e Kazanxhive.

Pikat me interes në zonë

"Mejhanja e Nishit" dhe "Serbia e vjeter"
Hotel Ambasadori dhe restorant Tre fenerë
Restorant i famshëm "Amerikanac"
Nga ura e rrëzuar e deri tek përmendorja e Ikarit
Logor Crveni krst - Niš
Kampi Kryqi i kuq
Pesnice na Bubnju - Niš
Grushtet në Bubanj

broshura dhe manuale

Shkarkoni aplikacionin "Heritage walk & Talk"

Shkarkoni aplikacionin

Vidikovac Svač

Vidikovac Svač - Ulcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Viewpoint Svač

Vidikovac Svač - Ulcinj
Click on image from gallery for larger preview

Restoran Shasi

Restoran Shasi - UIcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Karaula Fraskanjel

Karaula Fraskanjel - Ulcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Crkva Svetog Jovana Krstitelja

Crkva Sv. Jovana Krstitelja - Ulcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Crkva Svete Marije

Crkva Svete Marije - Ulcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Šasko jezero

Šasko Jezero - Ulcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Vinarija Bogojević

Vinarija Bogojević - Podgorica
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Vila Oblun

Vila Oblun - Podgorica
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Skadarsko jezero

SKadarsko jezero - Podgorica
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Hotel restoran ABC

Hotel ABC - Leskovac
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Restoran Groš

Restoran Groš - Leskovac
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Brdo Hisar

Brdo Hisar - Leskovac
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Narodni muzej Leskovac

1280px-Narodni_muzej,_Leskovac_04
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled