
Duke kaluar nëpër Nish, mësoni për kompleksin memorial në Bubanj, të cilin përveç tri grushteve monumentale, e përbëjnë edhe kompozicioni prej pesë elementeve në të cilat në mënyrë moderne paraqiten skena të makinave për vrasje, pushkatime, revoltën e njerëzve, kapitullimi i pushtuesve dhe ngadhënjimi. Fjalia “Na pushkatuan, por kurrë nuk na vranë, dhe kurrë nuk na nënshtruan” e skalitur në përmendore, paraqet shpresën për luftë ideologjike, thirrje për ruajtjen e identitetit, këmbëngulja për ekyistencë, besnikëri dhe besim që këto qëndrime të jetojnë në njerëz.
Kompleksi është ndërtuar në vitin 1963, kurse në vitin 2004 un ndërtua një kishëz jo e zakonshme prej xhami të autrit Aleksandar Bugjevac. Përjetoni madhështinë e Parkut përkujtimor të Bubnjit, i cili përveç se është një park përkujtimor, tërheq me natyrën e tij të jashtëzakonshme dhe me dhjetëra lloje zogjsh që jetojnë në te të pashqetësuar. Vend në të cilin qytetarët bashkëkohor të Nishit shpesh e vizitojnë.
Disclaimer: This website was created and maintained through a grant provided by the Regional Cooperation Council’s Tourism Development and Promotion Project, funded by the European Union. Its contents are the sole responsibility of the MANIFESTO and do not necessarily reflect the views of the Regional Cooperation Council or the European Union.
Në kuadër të projektit “Heritage Walks & Talks”, zhvillojmë një produkt të ri turistiko-kulturor të cilin pa pengesa do ta shfrytëzojnë turistët individual por edhe ata në grupe. Konceptin të cilin dëshirojmë ta prezantojmë si shëtitje nëpër trashëgimi, dhe do mund ta shfrytëzojmë kur dëshirojmë të njihemi me trashëgiminë kulturore dhe historike të Ballkanit Perëndimor, mu atë trashëgimi e cila ende prezantohet me ndrojtje përmes rrëfimeve të bashkësive lokale e që musafirët duhet t’i dëgjojnë nga ta.
© 2020 Heritage Walks & Talks
Web design & Development by DIGIPROM