Përmendorja në Barutanë

Në pllajën, rrëzë kodrës së nahijës së Leshanit, në vetëm 10 km larg Podgoricës, është një përmendore monumentale ashtu siç është edhe vetë liria. Ky monument është ndërtuar për nderë të luftëtarëve të nahisë së Leshanit që kanë dhënë jetën për liri
Përmendorja në Barutanë, Podgoricës, Malit të Zi

Në rrugën drejt lirisë dhe jetës!

Në pllajën, rrëzë kodrës së nahijës së Leshanit, në vetëm 10 km larg Podgoricës, është një përmendore monumentale ashtu siç është edhe vetë liria. Ky monument është ndërtuar për nderë të luftëtarëve të nahisë së Leshanit që kanë dhënë jetën për liri. Përmes tërësisë së vet dhe multidimensionalitetit ajo pasqyron kompleksitetin e trashëgimisë –personal, lokal, nacional por edhe të përmasave më të gjëra të një vendi i cili nuk ekziston më – Jugosllavisë. Ky monument hap derën e botës së artit, arkitekturës, filozofisë, vlerave njerëzore dhe qëllimeve më të larta në të cilat synojmë. Është një hyrje në historinë e trazuar të jetës në këto anë – historive personale dhe familjare e njëkohësisht edhe pasqyrim i respektit të autores dhe kuptimi i saj i plotë i identitetit dhe traditës së këtyre njerëzve si një proces i vazhdueshëm dhe pasqyrim i formave bashkëkohore arkitektonike të saja.

Kjo përmendore është pjesë e qenies së njerëzve të këtyre anëve. Në të kanë ardhë në shprehje të gjitha vlerat që kultivohen që ngahera në nahinë e Leshanit – e cila është një nga katër nahijat e Malit të Zi të vjetër. Emrin e ka fituar sipas Lezhës (vend në Shqipëri) prej të cilit sipas tregimeve të moçëmve thonë se kanë ardhë të parët e Leshanasve nga atje gjatë ikjes prej depërtimi i ushtrisë osmane. Sipas disa interpretimeve, qëllimi ishte edhe krijimi i një mburoje territoriale me të cilin do bëhej ndalimi i përparimit të tyre i mëtejshëm drejt perëndimit. Kjo mbështetet nga gjetjet që tregojnë se disa Leshanas janë besatuar para venedikasve për mbrojtje të territorit e që ky monument evokon dhe konfirmon guximin e tyre.

Përmendorja në Barutanë – prej vlerava lokale deri tek ato universale

Monumenti në Barutanë në mënyrë ceremoniale u hap në vitin 1980, me rastin e shënimit të 35 vjetorit të ngadhënjimit mbi fashizmin. Kushtet e përgjithëshme shoqërore në periudhën e pasluftës në Jugosllavi ishin shumë të favorshme për zhvillimin e arkitekturës. Gjithashtu, arkitektura monumentale u përfaqësua fuqimisht, si një shprehje e respektit të përgjithshëm për viktimat e Luftës së Dytë Botërore. Duke lënë pas një gjurmë të fortë të kësaj kohe, arkitektura ka konfirmuar veten si një nga elementët më të theksuar dhe më të vjetër të identitetit. Sidoqoftë, ky monument ndryshon nga monumentet tjera të Luftës Nacionalçlirimtare sepse ky nuk I kushtohet vetëm atyre dëshmorëve të rënë në Luftën e Dytë Botërore, por edhe dëshmorëve të rënë nëpër luftrat tjera që u zhvilluan gjatë gjysmës së pare të shekullit XX e që u zhvilluan në Ballan. Pra në luftrat që morën pjesë Leshanët me të gjithë herojtë tjerë malazez gjatë Luftës së Parë dhe Dytë Ballkanike si dhe Luftës së Parë Botërore.

Në vitin 1975 Republika shpalli konkurs të hapur për zgjidhjen ideore të monumentit. Edhepse konkursi ishte publik, disa nga autorët u ftuan të marrin pjesë. Mes tyre ishte edhe arkitektja më e njohur malaziase dhe jugosllave Svetllane Kana Radeviq (1937-2000) dhe piktori i mirënjohur Sllobodan Bobo Slloviniq (1943- ). Svetllana Kana Radeviqin ftesa për pjesëmarrje e gjen në Amerikë ku ishte për . Ajo vendos të marrë pjesë në konkurs dhe propozimin e saj ajo e dërgon me postë. Mirëpo propozimi i Svetllanës prej Amerikës e deri te juria humbet kështu që në fazën e parë të shqyrtimit ajo fiton një avantazh. Kur përfundimisht u gjet propozimi i Slloviniqes të cilën ajo e kishte quajtur „Cvetovi“ (Lulet), juria unanimisht vendos që ky propozim të jetë fitues.

Përmendorja është rezultat i kreativitetit të lartë që posedon arkitektja. Ajo me te formësoi hapsirën duke i dhënë gurit një dimension artistik e ne e dimë se guri është sinonim i këtij nënqielli dhe i Malit të Zi. Ajo e kombinoi me tiparet tjera tradicionale duke e shndërruar në vlera univerzale përmes formave dhe elementeve të monumentit, të cilat duken sikurse kanë mbirë nga ky vend. Monumenti u mishëru me hapsirën – me gurët leshanas të mbushur me ferra dhe shega e të rrethuar me pronat e mbjelluara me duhan e hardhia rrushi me të cilat kjo nahi edhe është e njohur. Monumenti gjithashtu mbart idenë e fortë të vëllazërisë, e cila është në përputhje me kuptimin e autores për atë që monumenti duhet të pasqyrojë – si përmes arsyes ashtu edhe përmes mënyrës së ndërtimit të tij. Kjo tregon kuptimin e saj të përsosur të vlerave lokale dhe kontekstit të tyre të gjërë i cili është i zhvilluar këtu, sepse në bisedë me ta edhe vetë vendasit thonë se përmendorja i ka vëllazëruar.

Kontributin e tyre për ndërtimin e monumentit e dhanë edhe vetë vendasit në mënyra të ndryshme si me punë ashtu edhe në mënyrë materiale. Për çdo mëngjes autobusët do të shkonin nëpër fshatrat e nahijes së Leshanit për të marrë vendasit për punë në Barutanë dhe pastaj me përfundimin e orarit të njejtit i kthenin nëpër shtëpitë e tyre. Rinia ishte e angazhuar në Aradhën e rinisë „Barutana 80“ dhe punonte në nxjerrjen dhe transportin e gurëve nga lokacione të ndryshme. Thuhej se gurët më të mirë ishin ata nga gurishtja në Kamenicë. Të gjithë mjeshtrat e nahisë ishin të angazhuar në përpunimin e gurit. Por jo vetëm me punë, Leshanasit e ndihmuan ndërtimin e monumentit edhe në mënyrë materiale. Madje disa familje vendosën që ndihmën materiale ta bënin me rastin e përkujtimeve të familjarëve të tyre që kishin vdekur në periudhën e ndërtimit të monumentit. Edhe sot ka familje të cilat ende i ruajnë shkrimet nga shtypi ditor i atëhershëm në të cilat dëshmohet kontributi i tyre dhënë komunitetit. Kështu Leshanasit përmes vuajtjeve të luftës së familjarëve të tyre, fqinjëve dhe miqve u bashkuan dhe vëllazëruan me pikëllimin, e pastaj edhe me respektin ndaj të rënëve të luftës dhe krenarinë që janë pasardhës të tyre. Për më tepër, ata u bashkuan nga ndërtimi, duke treguar se duke punuar së bashku, krijohet një pikë referimi që do të thotë kujtesë e pavdekshme.

Luftërat Ballkanike 1912 – 1913

Lulja e parë ta quajmë ashtu, sipas të cilës janë quajtur tërësitë më të vogla të kompleksit, është memorial kushtuar herojve të rënë në luftërat Ballkanike të cilët kanë konfirmuar se luftërat për liri janë emërues i përbashkët për të gjitha vendet e Ballkanit. Gjegjësisht, në vitin 1912 ata të bashkuar fillojnë luftën për çlirim përfundimtar nga Pernadoria Osmane dhe sundimin e saj të gjatë pesë shekullor. Në ktë mënyrë Mali i Zi dëshironte të rikthente të gjitha qytetet të cilat i kanë takuar që nga koha e Duklës dhe Zetës.

Nëpër luftrat e përgjakshme merrnin pjesë edhe Leshanasit. Madje edhe vdisnin. Ka ndodhë që pas luftrave janë shuar edhe familje të tëra, por që emrat dhe mbiemrat e tyre gjithmonë do të mbesin në kujetsë duke shndëritë deri në pafundësi. Ndodhi kjo me familjen e Kikun Radoviqit nga fshati Proganoviq. Pas vdeksjes së njërit nga djemt e tij në luftën ruso-japane të tre djemt tejrë, Aleksa, Bllagota dhe Ilia ranë në luftë për pushtimin e Shkodrës. Por, duke shkuar që të vizitojë varret e të birëve, vdes edhe Kikuni pasi që dhëmbja për fëmijë ishte shumë e madhe. Sot, fëmijët e tij jetojë përmes emrave të skalitur në pllakat e gurit,  e së bashku me Kikunin edhe në tregimet dhe këngët kreshnike.

Megjithate, pas përballjes përfundimtare me Perandorinë Osmane, për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth ndarjes së territoreve të pushtuara, shpërtheu Lufta e Dytë Ballkanike, e cila filloi midis Serbisë dhe Bullgarisë. Mali i Zi i del në ndihmë Serbisë dhe merr pjesë në betejat vendimtare siç ishte beteja në Bregallnicë, në Maqedoninë e Veriut. Në të dy Luftërat Ballkanike u vranë 115 Leshanas. Emrat e tyre janë skalitur në pllakat e gurit të vendosura në mënyrë koncentrike në këtë kompleks i cili i është kushtuar ngjarjeve historike.

Lufta e Parë Botërore 1914 – 1918

Rrugën e rimëkëmbjes dhe zhvillimit nga luftërat ballkanike, Malit të Zi ia ndërpren Lufta e Parë Botërore. I rraskapitur si ekonomikisht ashtu edhe për shkak të humbjes së njerëzve gjatë luftërave të mëparshme, Mali i Zi prapë merr pjesë dhe dol në anën e Serbisë, e cila Austro-Hungarisë i kishte shpallë luftë, e cila më pas u përshkallëzua në një konflikt të përmasave të papara. Kontributin e vet në betejat e suksesshme dhe heroizëm në ushtrinë malazeze e dhanë e Leshanasit. Emrat e 114 luftëtarëve të rënë janë të skalitur në pllakat e gurit të cilat janë pjesë të luleve – tërësive të memorialit të kushtuara këtyre ngjarjeve globale tragjike. Përndryshe, pllakat me emrat e skalitur të luftëtarëve të rënë, janë shpërndarë sipas një koncepti tënjejtë për të gjitha luftrat që janë përfshitë në memorialin. Të kthyera kah qielli, shprehin aspiratën e këtyre herojve për larine. Forojnë rrathët koncentrik që në pamje të pare të kujtojnë në vendtakimet e malazezëve gajtë dhe pas korrjes së grurit. Këta rrathë simbolizojnë rrathët e kohës – rrethin e mbyllur të jetës së luftëtarëve të rënë. Brenda tyre gjendet gorma vertikale elementesh, gjithashtu të drejtuar kaq qielli dhe qëllimeve më të larta. Janë të grupuar njëri pranë tjetrit, mu ashtu siç ishin edhe heronjtë gjatë luftrave të përbashkëta – të bashkuar dhe kështu më të forte për të fituar larine dhe lavdinë e përjetshme. Këto elementet vertikale janë të madhësive të ndryshme dhe të prera duke simbolizuar vdekjen e parakohshme të luftëtarëve.

Lufta e Dytë Botërore 1941 – 1945

Tërësia e tretë e memorialit i është kushtuar herojve të rënë në fushëbetejat e tërë jugosllavisë gjatë Luftës Nacional Çlirimtare. Edhe vetë nahija e Leshanit isht fushë-beteje në të cilat mori pjesë edhe heroi i popullit Millovan S. Çelebiqi. Ende mbijetonë nëpër tregimet e ndryshme  heroizmi dhe trimëria e sulmeve të tija ndaj forcave armike në betejën e Staniseliqit. Vdiq në moshën 31 vjeçare nga plagët e marra në betejën e Jabllanicës (Bosnjë dhe Hercegovinë) më 1943. Bashkë me emrin e tij dhe të 230 luftëtarëve tjerë të vrarë në Luftën Nacional Çlirimtare (LNÇ) në pllakën e gurit është skalitur edhe emri i Jellena B. Qetkoviqit (1916-1943). U pushkatua në Jajce kurse pas vetes la këngën „Iza rešetaka“ (Pas grilave) të cilën e shkroi gjatë kohës sa ishte në Kampin e përqëndrimit në Batajnicë (Beograd).

Liria, arkitektura dhe angazhimi social

Dhe kështu, përgjatë shtegut me një gardh të bërë nga guri vendas, i cili të përkujton muret e thata, mbërrini deri te tërësis e katërt dhe pestë të kompleksit. Sikurse në lumin që gjarpëron nëpër shtratin e rrejdhjes së kohës duke dëgjuar tregimet e ngjarjeve të luftës arrin në amfiteatrin me ulëse në formë cilindrash të vendosur rreth e rrotull amfiteatrit. Shpesh herë fitohet edhe përshtypja se kemi të bëjmë me duart e drejtuar qiellit, të cilat gjysmë të mbyllura ruajnë lirinë dhe kultivojnë bashkëjetesën mes njerëzve. Autorja konsideronte se monumenti duhet të  jetë një përjetim i vazhdueshëm. Me te duhet të arrihet çlirimi i dinjitetit dhe devotshmërisë, ndjenja se jeta duhet të triumfojë ndaj vdekjes. Gjithashtu, përmendorja duhet të futet në ciklusin e jetës. Kështu, këtu, përmes narracionit të ngjarjeve dramatike historike, arrihet te një hapsirë e lirë, vend i cili kyç njeriun dhe lë hapsirë për angazhimin e tij. Ky është një vendtakim, mbledhje brezash të ri, komunikimi, aktivitetesh, një vend që përmes ndërveprimit frymëzon dhe mobilizohet çdo gjë nën kujdesin e fitores dhe frymës së lirisë.

Tradita, arkitektura dhe arti – arkitektja më e njohur malazeze Svetllana Kana Radeviq

Pamja nga ajti dhe vizatimet e Kanës vërtetojnë që monumenti u rrit nga ajo trashëgimi. Me këtë zbulohet lidhja mes termeve “Lulet” me të cilin është paraqitur në konkurs. Dinjitetin që e pasqyroi përmes arkitekturës, Kana e përjetoi si një akt etik, kurse ia atribuoi njeriut, jetës dhe lirisë e me këtë edhe lumturisë. Një qasje e tillë, si dhe krijimtaria, vizioni dhe njohuritë e saj për shtrirjen globale të arkitekturës, të cilat ajo i solli në territorin e Jugosllavisë në forma unike përmes përdorimit të materialeve lokale, i çuan punimet e saj në ekspozitën “Drejt utopisë së betonit – arkitektura  në Jugosllavi 1948-1980” në Muzeun e artit bashkëkohor në Njujork – MoMA, 2018 – 2019. Me këtë rast, mjeshtria e Kanës u gjend mes punimeve të arkitektëve më të njohur jugosllav të asaj kohe e që kustosat e këtij muzeu i kishin zgjedhur.

Të njihemi me jetën e pasardhësve të hejove të najisë së Leshanit

Vlerat e njohura dhe të paçmueshme artistike dhe arkitektonike të këtij monumenti përçuan në mbarë botën namin dhe lavdin e nahisë së Leshanit dhe trimat e saj. Se si jetojnë sot njerëzit e nahisë së Leshanit dhe çfarë vendi ka monumenti në jetën e tyre, më së miri përjetohet përmes vizites direkte këtij vendi. Pas vizitës së monumentit, sugjerohet që të njiheni me kulturën lokale - prodhimin e verës, produktet e tjera tipike të rajonit, gastronominë dhe bukurinë natyrore.

Villa Oblun

Afërsia e Parkut Kombëtar Liqeni i Shkodrës, pamja në Malo Blato dhe Liqenin e Shkodrës si dhe qetësia e fshatrave me ndërtime autentike janë atrakcione të cilat garantojnë një përvojë të jashtëzakonshme dashamirëve të natyrës së paprekur. Ambientet e pronave me shtëpi guri që janë më të vjetra se 100 vjetë, vreshtat dhe kopshtet me perime të ndryshme si dhe gumnot si simbole të jetës shoqërore dhe punës në të kaluarën janë dëshmi të traditës së pasur të këtij vendi. Zemërgjerësia e mikpritësit, harmonia e bashkëjetesës me kusherinjtë dhe fqinjtë si dhe tregimet për Barutanën dhe banorët lokal do hapin dyert për tu njohur me mënyrën e jetës së njerëzve në këtë zonë. Vizitorët këtu mund të shijojnë mikpritjen tradicionale – proshutë, djathë, raki, verë dhe lëng, të servuara me petulla, si dhe me dreka të organizuara gjatë të cilave shërbehen gjellëra autentike – rashtan ose japrak (sarmë) e përgatitur në gjeth rashtani ose të hardhisë së rrushit.

Veraria Bogojeviq

Vreshtaria dhe prodhimi i verës janë një traditë familjare e kësaj familje. Ruajtjen e autenticitetit të trashëgimisë e konfirmon kultivimi i varieteteve autoktone të rrushit – vranc dhe kratoshija, deri sa vërtetësinë se tradita shkon në hap me arritjet e kohës modern ofrohet një game e gjërë e prodhimeve – verë e bardhë, roye dhe e zezë, rakija të ndryshme, likere etj. Dëshmi e kualitetit të lartë të këtyre prodhimeve janë edhe shpërblimet e shumta. Me angazhim të denjë në punë të të gjithë anëtarëve të familjes si dhe suksesin e tyre vizitorët do të binden gjatë vizitës së pronës dhe njohjes me gjithë procesin e prodhimit që nga rrushi deri te vera. Këto do ua zbulojnë ngjyra, aroma dhe era e verës si dhe produkteve tjera nga punëtoria e këtyre shtëpive. Përveç degustimit të pijeve vendase, këtu mund të shijoni edhe gjellëra tradicionale – qingj të pjekur në skarë ose hell e cila ofrohet nëse musafirët dëshirojnë të drekojnë në këtë prone.

Pikat me interes në zonë

Të njihemi me jetën e pasardhësve të hejove të najisë së Leshanit
Tradita, arkitektura dhe arti – arkitektja më e njohur malazeze Svetllana Kana Radeviq
Liria, arkitektura dhe angazhimi social
Lufta e Dytë Botërore 1941 – 1945
Lufta e Parë Botërore 1914 – 1918
Luftërat Ballkanike 1912 – 1913
Spomenik na barutani - Podgorica
Përmendorja në Barutanë
Vinarija Bogojević - Podgorica
Veraria Bogojeviq
Vila Oblun - Podgorica
Villa Oblun

broshura dhe manuale

Shkarkoni aplikacionin "Heritage walk & Talk"

Shkarkoni aplikacionin

Vidikovac Svač

Vidikovac Svač - Ulcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Viewpoint Svač

Vidikovac Svač - Ulcinj
Click on image from gallery for larger preview

Restoran Shasi

Restoran Shasi - UIcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Karaula Fraskanjel

Karaula Fraskanjel - Ulcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Crkva Svetog Jovana Krstitelja

Crkva Sv. Jovana Krstitelja - Ulcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Crkva Svete Marije

Crkva Svete Marije - Ulcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Šasko jezero

Šasko Jezero - Ulcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Vinarija Bogojević

Vinarija Bogojević - Podgorica
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Vila Oblun

Vila Oblun - Podgorica
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Skadarsko jezero

SKadarsko jezero - Podgorica
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Hotel restoran ABC

Hotel ABC - Leskovac
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Restoran Groš

Restoran Groš - Leskovac
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Brdo Hisar

Brdo Hisar - Leskovac
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Narodni muzej Leskovac

1280px-Narodni_muzej,_Leskovac_04
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled