
Pamja nga ajti dhe vizatimet e Kanës vërtetojnë që monumenti u rrit nga ajo trashëgimi. Me këtë zbulohet lidhja mes termeve “Lulet” me të cilin është paraqitur në konkurs. Dinjitetin që e pasqyroi përmes arkitekturës, Kana e përjetoi si një akt etik, kurse ia atribuoi njeriut, jetës dhe lirisë e me këtë edhe lumturisë. Një qasje e tillë, si dhe krijimtaria, vizioni dhe njohuritë e saj për shtrirjen globale të arkitekturës, të cilat ajo i solli në territorin e Jugosllavisë në forma unike përmes përdorimit të materialeve lokale, i çuan punimet e saj në ekspozitën “Drejt utopisë së betonit – arkitektura në Jugosllavi 1948-1980” në Muzeun e artit bashkëkohor në Njujork – MoMA, 2018 – 2019. Me këtë rast, mjeshtria e Kanës u gjend mes punimeve të arkitektëve më të njohur jugosllav të asaj kohe e që kustosat e këtij muzeu i kishin zgjedhur.
Disclaimer: This website was created and maintained through a grant provided by the Regional Cooperation Council’s Tourism Development and Promotion Project, funded by the European Union. Its contents are the sole responsibility of the MANIFESTO and do not necessarily reflect the views of the Regional Cooperation Council or the European Union.
Në kuadër të projektit “Heritage Walks & Talks”, zhvillojmë një produkt të ri turistiko-kulturor të cilin pa pengesa do ta shfrytëzojnë turistët individual por edhe ata në grupe. Konceptin të cilin dëshirojmë ta prezantojmë si shëtitje nëpër trashëgimi, dhe do mund ta shfrytëzojmë kur dëshirojmë të njihemi me trashëgiminë kulturore dhe historike të Ballkanit Perëndimor, mu atë trashëgimi e cila ende prezantohet me ndrojtje përmes rrëfimeve të bashkësive lokale e që musafirët duhet t’i dëgjojnë nga ta.
© 2020 Heritage Walks & Talks
Web design & Development by DIGIPROM