
Monumenti në Barutanë në mënyrë ceremoniale u hap në vitin 1980, me rastin e shënimit të 35 vjetorit të ngadhënjimit mbi fashizmin. Kushtet e përgjithëshme shoqërore në periudhën e pasluftës në Jugosllavi ishin shumë të favorshme për zhvillimin e arkitekturës. Gjithashtu, arkitektura monumentale u përfaqësua fuqimisht, si një shprehje e respektit të përgjithshëm për viktimat e Luftës së Dytë Botërore. Duke lënë pas një gjurmë të fortë të kësaj kohe, arkitektura ka konfirmuar veten si një nga elementët më të theksuar dhe më të vjetër të identitetit. Sidoqoftë, ky monument ndryshon nga monumentet tjera të Luftës Nacionalçlirimtare sepse ky nuk I kushtohet vetëm atyre dëshmorëve të rënë në Luftën e Dytë Botërore, por edhe dëshmorëve të rënë nëpër luftrat tjera që u zhvilluan gjatë gjysmës së pare të shekullit XX e që u zhvilluan në Ballan. Pra në luftrat që morën pjesë Leshanët me të gjithë herojtë tjerë malazez gjatë Luftës së Parë dhe Dytë Ballkanike si dhe Luftës së Parë Botërore.
Përmendorja është rezultat i kreativitetit të lartë që posedon arkitektja. Ajo me te formësoi hapsirën duke i dhënë gurit një dimension artistik e ne e dimë se guri është sinonim i këtij nënqielli dhe i Malit të Zi. Ajo e kombinoi me tiparet tjera tradicionale duke e shndërruar në vlera univerzale përmes formave dhe elementeve të monumentit, të cilat duken sikurse kanë mbirë nga ky vend. Monumenti u mishëru me hapsirën – me gurët leshanas të mbushur me ferra dhe shega e të rrethuar me pronat e mbjelluara me duhan e hardhia rrushi me të cilat kjo nahi edhe është e njohur. Monumenti gjithashtu mbart idenë e fortë të vëllazërisë, e cila është në përputhje me kuptimin e autores për atë që monumenti duhet të pasqyrojë – si përmes arsyes ashtu edhe përmes mënyrës së ndërtimit të tij. Kjo tregon kuptimin e saj të përsosur të vlerave lokale dhe kontekstit të tyre të gjërë i cili është i zhvilluar këtu, sepse në bisedë me ta edhe vetë vendasit thonë se përmendorja i ka vëllazëruar.
Kontributin e tyre për ndërtimin e monumentit e dhanë edhe vetë vendasit në mënyra të ndryshme si me punë ashtu edhe në mënyrë materiale. Për çdo mëngjes autobusët do të shkonin nëpër fshatrat e nahijes së Leshanit për të marrë vendasit për punë në Barutanë dhe pastaj me përfundimin e orarit të njejtit i kthenin nëpër shtëpitë e tyre.
Disclaimer: This website was created and maintained through a grant provided by the Regional Cooperation Council’s Tourism Development and Promotion Project, funded by the European Union. Its contents are the sole responsibility of the MANIFESTO and do not necessarily reflect the views of the Regional Cooperation Council or the European Union.
Në kuadër të projektit “Heritage Walks & Talks”, zhvillojmë një produkt të ri turistiko-kulturor të cilin pa pengesa do ta shfrytëzojnë turistët individual por edhe ata në grupe. Konceptin të cilin dëshirojmë ta prezantojmë si shëtitje nëpër trashëgimi, dhe do mund ta shfrytëzojmë kur dëshirojmë të njihemi me trashëgiminë kulturore dhe historike të Ballkanit Perëndimor, mu atë trashëgimi e cila ende prezantohet me ndrojtje përmes rrëfimeve të bashkësive lokale e që musafirët duhet t’i dëgjojnë nga ta.
© 2020 Heritage Walks & Talks
Web design & Development by DIGIPROM