Lepenski Vir

Lokaliteti i Lepenski Virit gjendet aty ku Danubi i pushuar nga fusha e Panonisë fillon rrëshqitjen drejt Karpateve ku “me këmbëngulje të çeliktë” kalon nëpër dyert e hekurta, aty ku njerëzit e parahistorisë për herë të parë guxuan të dalin nga shpellat dhe të formojnë bashkësitë e para urbane, e që për këto deri para pothuaj 50 vitesh nuk dinte askush.
Lepenski Vir, Donji Milanovac, Serbia

Lepenski Vir

Lokaliteti i Lepenski Virit gjendet aty ku Danubi i pushuar nga fusha e Panonisë fillon rrëshqitjen drejt Karpateve ku “me këmbëngulje të çeliktë” kalon nëpër dyert e hekurta, aty ku njerëzit e parahistorisë për herë të parë guxuan të dalin nga shpellat dhe të formojnë bashkësitë e para urbane, e që për këto deri para pothuaj 50 vitesh nuk dinte askush. Vizita Lepenski Virit të bën të mendosh për fazat e para të zhvillimit të njerëzimit, për rëndësinë e respektimit të ligjeve të natyrës dhe të ju shtyj të kuptoni lidhjen tonë të pandashme me te. Do të inkurajoheni të vlerësoni njohuritë dhe aftësitë tradicionale të cilat janë bartë prej brezi në brez. Pozicionimi në këtë botë, në dukje të parë nuk ka ndonjë qëllim e kuptim, por kur taë analizojmë pak më mirë ekzistencën tonë që nga kohërat e lashta e deri në ditët e sotme, do shohim se ka rregullat e veta, parimet e veta të përjetshme, përshtatjen dhe mbijetesën e padiskutueshme me dhe pa ndihmën e natyrës.

Me rastin e feormimit të Liqenit të Gjerdapit, pas ndërtimit të hidrocentralit, siti u zhvendos 50 metra përgjatë grykës. Me rëndësi është të potencohet se kjo zhvendosje ishte zhvendosje e mirëorganizuar dhe e realizuar mirë si dhe u kujdesën që lokacioni i ri të jetë në të njejten pjerrtësi si ai origjinali dhe në të njejtën distancë nga shkëmbi Treskavica, i cili është aqë i rëndësishëm për jetën e kësaj zone dhe vendbanimi.

Makina parahistorike e kohës – Lepenski Vir - Njoftoni Lepenasit

Tregimi për Lepenski Virin fillon me grupin e studentëve të arkeologjisë së Universitetit të Beogradit të udhëhequr nga profesori Dragosllav Srejoviq. Në bazë të hulumtimeve të arkeologut Obrad Kujoviq gërmimet filluan në vitin 1965. Pas skepticizmit fillestar erdhi edhe euforia. U zbuluan skulptura në formë peshku të punuara nga guralecët si dhe gjurmë vendbanimesh me struktura urbane gati moderne me rrugë e sheshe. Këto zbulime të figurave me forma njeriu dhe peshku e të dekoruara me motive gjeometrike, shkaktuan senzacion nëpër qarqet shkencore por edhe shoqërore. Disa premisa morale arkeologjike duhej të përmirësoheshin, kurse periudha kohore në të cilën civilizimi ynë u zhvillua duhej të “risetohej”.

U gjetën artefakte nga periudha kohore 9500 deri 4500 vjet para erës së re, që nga koha e mezolitit të hershëm deri te neoliti i vonë, periudhë kohore kjo në të cilën ka ndodhur pothuaj çdo gjë që ne dimë sot për te, zbutja e kafshëve dhe kultivimi i bimëve, bëhet përzierja me ardhacakët nga Lindja e Mesme dhe shfaqet prona private. Ajo që nuk ndodhi në këtë periudhë ishin luftërat, kjo shpjegohet me faktin se në mbetjet e skeleteve nuk u gjeten lëndime që do të tregonin veprimtari lufte, kështu qëmund të thuhet se Lepenski Viri është një mikrokozmos i vogël i kohëzgjatjes dhe mbijetesës së njeriut parahistorik.

Vizitoni ndërtesën moderne ku gjenden mbetjet e vendbanimit të Lepsnki Virit si dhe pjesën ekspozuese me mbi 100 eksponate, sallën e projektimit dhe dyqanin e suvenireve. Kushtojni vëmendje ndriçimit të asaj ndërtese sepse ju lejon paramendoni si ka rënë hija nga shkëmbi i Treskavicës në lokalitetin e Lepenski Virit. Në regjion, ky është një ndër muzetë më të mëdhenj arkeologjik nën qiell të hapur, me me vizitën e tij të jeni të sigurt se do ndjeheni sikur të hyni në një makinë kohore i cili do ju dërgoj deri në parahistori dhe zhvillimin e civilizimeve të para. Kur të hyni në këtë muze do të përjetoni mënyrën e jetës së njerëzve të lashtë apo më mirë të themi të njihni pozitën dhe relefin. Banesat u ndërtuan asisoji që të shfrytëzohej energjia nga votra që ndodhej në gropën afër hyrjes së shtëpisë.

Përjetoni arkitekturën e vendbanimit të paraardhësve tanë të cilat ishin në formë trapezoide me hapje kah lindja gjegjësisht kah Danubi dhe shkëmbi. Shtëpitë ishin në formë patkoni të renditura në sheshin qëndror ku gjendej shenjtorja. Kjo renditje e shtëpive shumë të kujton qytetet e sotme, veçanërisht ato të Mesdheut, kështu që lirisht mund të themi se këto janë thelbet e kulturës moderne urbane. Pranë votrës ishin tavolinat e gurit por edhe faltoret dhe varret e të parëve, gjë që vërteton se paraardhësit e këtyre kokave mezokefale, me fytyra të gjëra dhe konstruksion trupor robust nuk kanë menduar vetëm për mbijetim, por kishin edhe zhvilli shpirtëror.

Sikurse sot, ashtu edhe atëherë ka qenë e nevojshme që të hartohet një vend i cili mund të pranoj një numërtë madh njerëzish të cilët do të jenë në gjendje të jetojnë në një hapsirë të vogël, pa i penguar njëri-tjetrit si dhe të plotësojnë kushtet sociale, mjedisore por edhe ato sanitare. Gjatë projektimit të këtyre shtëpive me mure të barabarta, shihet qartë se këta njerëz kishin njohuri që shekuj më vonë do të quhej matematikë, kurse imagjinatën me shumë ta zgjojnë dekorimet e skulpturave të cilat gjithashtu përmbajnë elemente gjeometrike.

Ky qytet i organizuar dhe përpjekje civilizuese, është i kapshëm dhe i kuptueshëm për çdo vizitor të sotëm pa marrë parasysh se me çfarë teknologjie virtuele disponojmë.

Tri karakteristikat e tjera të përgjithshme njerëzore për të cilat mund të mësojmë shumë në këtë muze të civilizimit njerëzor janë harmonia me natyrën, familjen dhe jetën artistike, gjegjësisht me krijimtarinë.

„Skulpturat e gjora“

Rreth 8000 vjet më parë, gjatë një periudhe afro 200 vitesh, artistët t atëhershëm skalitën rreth 100 “fytyra” guri me dizajn abstrakt. Fytyrat janë të thjeshta, me sy të gjërë dhe të rrumbullakët, hundë të stilizuar dhe gojë tëhapur. Nuk duken se janë të lumtur.

Arkeologlt thonë se kokat janë një përzierje mes tipareve të njeriut dhe peshkut çka i bëjnë pastaj të pazakonta. Disa modele duken si kockat e peshkut. Grykat dhe pellgjet në këtë pjesë të Danubit kanë qenë prej kohësh vendbanime të peshqve të shumtë e të ndryshëm gjë që u lehtësonin jetën njerëzve që jetonin në këtë territor. Ndoshat edhe njerëzit lashtë gjatë peshkimit e paramendonin se shpirtërat e tyre pas vdekjes u shndërroheshin në peshq. Pra, këto skulptura mund të paraqesin edhe paraardhësit tanë.

A e keni ditur se në lokalitetin e Lepenski Virit, përveç skulpturave me tipare të njerëzve dhe peshëqve, janë gjetur edhe skulptura me arabeska gjeometrike dhe motive të derëve? Disa dekorime të padeshifruara në këto skulptura na kanë bërë të mendojmë se këto dekorime në të vërtetë janë paraprijës të shkrimit. Në këtë “zonë të hirtë” ndodhen edhe skeletet e gjetur të cilët janë të varrosur në pozitën “këmbëturqisht” ose skelete të mëdha mbi 190cm të cilët “flasin” për jetën e bujshme dhe interesante në parahistori.

Porta e hekurt

A e keni ditur se Gryka e Gjerdapit, sipas legjendave, është e ndërtuar me ndihmën e gjigandëve? Në hapsirën e Alpeve dhe deri në pjesët lindore të Europës ndodhej deti i Panonisë. 800 mijëvjeçarë më parë, shkëmbinjtë u  ndanë dhe deti i Panonisë rrodhi përmes grykës së lumit Gjerdap. Legjenda thotë se gjigandët (Gerdap) ose Zotat zhbërthyen Karpatet prej ngushticës së Golubacit dhe Malit të Shtërpcës, dhe e lanë Detin e Panonisë të rrejdhë në Detin e Zi. Përjetoni madhështinë e shpërthimit të grykës më të madhe të Europës dhe admironi forcat e natyrës që krijuan këtë fenomen. Në mesin e shekullit të 20-të, në Djerdap u ndërtua një hidrocentral i madh dhe para se të fundoseshin pjesë të mëdha të bregut filluan aktivitete arkeologjike në zbulimin e gjurmëve të vendbanimeve njerëzore. Me ndërtimin e hidrocentralit u “zbut” Danubii egër, u arrit ngritja e nivelit të ujit dhe sot mund të shijojmë bukuritë e Liqenit të Gjerdapit. Këtu mund të njoftoheni edhe me civilizimin parahistorik, përmes skulpturave me motive njerëzish dhe peshqish e të dekoruara me dekore gjeografike por edhe gjurmë tjera të shumta e të ndryshme.

Legjendat – Golubana a e bukur, Jerina e mallkuar dhe Nëna e pyllit

Shkoni kah hyrja perëndimore e Parkut kombëtar dhe atje do të shihni Kalanë misterioze Gollubac (Pëllumbi) e cila së fundmi është renovuar që nga themeli. Saktësisht nuk dihet se kush dhe kurë e ka ndërtuar por me emrin e tij lidhen shumë legjenda romantike. Sipas një legjende, Jerina, gruaja e despotit Gjuragj Brankoviqit (e cila ishte shumë mizore dhe për te flitet se quanin Jerina e Mallkuar) mbante shumë plluma në kala andaj prej këtu e mori edhe emrin. Legjenda tjetër thotë se në qytetin e Pëllumbave ka jetuar një princeshë e bukur e quajtur Gollubana dhe e cila kishte refuzuar dashurinë e pashës turk. Për ta dënuar ate e kishin lidhur për shkëmbi mbi Danub dhe i thonin që të pendohej. Thuhet se për këtë shkak shkëmbi përmbi Danub quhet Babakaj. Dikush emërtimin Gollubac e lidh me pamjen e kalasë e cila i gjason pëllumbave në shkëmb.

Mizoria e „Nënës së pyllit“

Një strukturë interesante etnike, zakonet dhe besimet popullore vllahe jetojnë edhe sot dhe për to ju mund të mësoni në këtë zonë përmes vendeve të caktuara dhe kallëzimeve. Motivet vllahe (grupë etnike romane e ngjashme me rumunët e cila jeton në pjesën lindore të Serbisë dhe ka specifikat e veta) më së miri i ilustron tregimi për Muma Padurin mbrojtësen e femrave dhe hakmarrësen e pamëshirshme ndaj burrave. Poqëse gjendeni në rrethinën e Borit, kujtoni se kohë më parë u bë një shaka e madhe me vozitësit, me çrast në rrugë është vendosur një vello e pastaj kalimtarët me vetura kur e shihnin mendonin se kishin të bënin me Nënën e Pyllit, shpirti i së cilës sikurse Rustalka, duke kërkuar hakmarrje fluturon nëpër hapsirën e krahinës së Negotinit dhe Gjerdapit. Nga ana tjetët duke kaluar pranë Danubit, paramendoni besimin se në një moment të jetës së tij krapi i dalin krahët, del nga Danubi dhe bëhet dragua.

Tumanja e çuditshme

Vizitoni manastirin Tumane, i cili sipas pamjes dhe arkitekturës është një godinë madhështore dhe unike në Serbi. Për këtë manastir lidhet besimi se besimtarët të ciltë vijnë këtu pëjetojnë mjekike dhe shërime të çuditshme. Besimi ekziston edhe sot, sepse mbështetet nga disa ngjarje të të vërteta të përjetuara nga bashkëqytetarët tanë por edhe tregimet nga koha e Zosima Sinaitit i cili rilind dhe bëhet i përhershëm.

Boletini i njohur

A keni qen në kanjonin e lumit të Boletinit? Me hyrjen në muzeun e lokalitetit Lepenski Vir, shkoni kah shtegu i cili çon kah gryka  e cila është e njohur për gjithë botën shkencore, ku miliona vjet të kaluara të planetit tonë mund të lexohen nëpërmjet shkëmbinjve të kanjonit e që gjasojnë në copa tortash shumëngjyrëshe. Deri te gryka, nga stacioni i autobusëve që gjendet në Kodrën e Boletinit është shumë lehtë për tu arritur pasi që është vetëm rreth pesëdhjetë metra larg. Nga ura në anën e epërme të Grykës së Boletinit vazhdoni drejt përgjatë lumit nëpërmes rrugës së vjetër të asfaltuar. Rruga është një ngjitje e lehtë përmes hijes së gjelbërimit drejt kodrës së Boletinit. Nga kanjoni mund të zbrisni përmes shtegut të rregulluar por pak të vështirë deri te pika vrojtuese Greben prej nga përjetohete gjithë fuqia, madhështia por edhe mistika e këtij lumi të madh.

Po ku të pushojmë?

Përse të mos e vizitoni restoranin “Peshku i artë” (Zlatna ribica) ku do të njoftoheeni me të gjitha arritjet gastronomike të gjerdapit? Do ju ofrohet porjë me presh dhe hitha, “frute deti” të Danubit, djath vllah i farguar në skarë. Shijoni shijet autentike të Gjerdapit dhe përjetoni mënyrën e jetesës përgjatë Danubit.

Pikat me interes në zonë

Restorant Lepenska ribica (Peshku Lepenska)
Vendndodhja: Lepenski Vir
Boletini i njohur
Vendndodhja: Lepenski Vir
Tumanja e çuditshme
Vendndodhja: Lepenski Vir
Porta e hekurt
Vendndodhja: Lepenski Vir
Makina parahistorike e kohës – Lepenski Vir - Njoftoni Lepenasit
Vendndodhja: Lepenski Vir

broshura dhe manuale

Shkarkoni aplikacionin "Heritage walk & Talk"

Shkarkoni aplikacionin

Vidikovac Svač

Vidikovac Svač - Ulcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Viewpoint Svač

Vidikovac Svač - Ulcinj
Click on image from gallery for larger preview

Restoran Shasi

Restoran Shasi - UIcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Karaula Fraskanjel

Karaula Fraskanjel - Ulcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Crkva Svetog Jovana Krstitelja

Crkva Sv. Jovana Krstitelja - Ulcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Crkva Svete Marije

Crkva Svete Marije - Ulcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Šasko jezero

Šasko Jezero - Ulcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Vinarija Bogojević

Vinarija Bogojević - Podgorica
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Vila Oblun

Vila Oblun - Podgorica
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Skadarsko jezero

SKadarsko jezero - Podgorica
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Hotel restoran ABC

Hotel ABC - Leskovac
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Restoran Groš

Restoran Groš - Leskovac
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Brdo Hisar

Brdo Hisar - Leskovac
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Narodni muzej Leskovac

1280px-Narodni_muzej,_Leskovac_04
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled