
A e keni ditur se Gryka e Gjerdapit, sipas legjendave, është e ndërtuar me ndihmën e gjigandëve? Në hapsirën e Alpeve dhe deri në pjesët lindore të Europës ndodhej deti i Panonisë. 800 mijëvjeçarë më parë, shkëmbinjtë u ndanë dhe deti i Panonisë rrodhi përmes grykës së lumit Gjerdap. Legjenda thotë se gjigandët (Gerdap) ose Zotat zhbërthyen Karpatet prej ngushticës së Golubacit dhe Malit të Shtërpcës, dhe e lanë Detin e Panonisë të rrejdhë në Detin e Zi. Përjetoni madhështinë e shpërthimit të grykës më të madhe të Europës dhe admironi forcat e natyrës që krijuan këtë fenomen. Në mesin e shekullit të 20-të, në Djerdap u ndërtua një hidrocentral i madh dhe para se të fundoseshin pjesë të mëdha të bregut filluan aktivitete arkeologjike në zbulimin e gjurmëve të vendbanimeve njerëzore. Me ndërtimin e hidrocentralit u “zbut” Danubii egër, u arrit ngritja e nivelit të ujit dhe sot mund të shijojmë bukuritë e Liqenit të Gjerdapit. Këtu mund të njoftoheni edhe me civilizimin parahistorik, përmes skulpturave me motive njerëzish dhe peshqish e të dekoruara me dekore gjeografike por edhe gjurmë tjera të shumta e të ndryshme.
Disclaimer: This website was created and maintained through a grant provided by the Regional Cooperation Council’s Tourism Development and Promotion Project, funded by the European Union. Its contents are the sole responsibility of the MANIFESTO and do not necessarily reflect the views of the Regional Cooperation Council or the European Union.
Në kuadër të projektit “Heritage Walks & Talks”, zhvillojmë një produkt të ri turistiko-kulturor të cilin pa pengesa do ta shfrytëzojnë turistët individual por edhe ata në grupe. Konceptin të cilin dëshirojmë ta prezantojmë si shëtitje nëpër trashëgimi, dhe do mund ta shfrytëzojmë kur dëshirojmë të njihemi me trashëgiminë kulturore dhe historike të Ballkanit Perëndimor, mu atë trashëgimi e cila ende prezantohet me ndrojtje përmes rrëfimeve të bashkësive lokale e që musafirët duhet t’i dëgjojnë nga ta.
© 2020 Heritage Walks & Talks
Web design & Development by DIGIPROM