
A keni qen në kanjonin e lumit të Boletinit? Me hyrjen në muzeun e lokalitetit Lepenski Vir, shkoni kah shtegu i cili çon kah gryka e cila është e njohur për gjithë botën shkencore, ku miliona vjet të kaluara të planetit tonë mund të lexohen nëpërmjet shkëmbinjve të kanjonit e që gjasojnë në copa tortash shumëngjyrëshe. Deri te gryka, nga stacioni i autobusëve që gjendet në Kodrën e Boletinit është shumë lehtë për tu arritur pasi që është vetëm rreth pesëdhjetë metra larg. Nga ura në anën e epërme të Grykës së Boletinit vazhdoni drejt përgjatë lumit nëpërmes rrugës së vjetër të asfaltuar. Rruga është një ngjitje e lehtë përmes hijes së gjelbërimit drejt kodrës së Boletinit. Nga kanjoni mund të zbrisni përmes shtegut të rregulluar por pak të vështirë deri te pika vrojtuese Greben prej nga përjetohete gjithë fuqia, madhështia por edhe mistika e këtij lumi të madh.
Disclaimer: This website was created and maintained through a grant provided by the Regional Cooperation Council’s Tourism Development and Promotion Project, funded by the European Union. Its contents are the sole responsibility of the MANIFESTO and do not necessarily reflect the views of the Regional Cooperation Council or the European Union.
Në kuadër të projektit “Heritage Walks & Talks”, zhvillojmë një produkt të ri turistiko-kulturor të cilin pa pengesa do ta shfrytëzojnë turistët individual por edhe ata në grupe. Konceptin të cilin dëshirojmë ta prezantojmë si shëtitje nëpër trashëgimi, dhe do mund ta shfrytëzojmë kur dëshirojmë të njihemi me trashëgiminë kulturore dhe historike të Ballkanit Perëndimor, mu atë trashëgimi e cila ende prezantohet me ndrojtje përmes rrëfimeve të bashkësive lokale e që musafirët duhet t’i dëgjojnë nga ta.
© 2020 Heritage Walks & Talks
Web design & Development by DIGIPROM