Tregimi për Lepenski Virin fillon me grupin e studentëve të arkeologjisë së Universitetit të Beogradit të udhëhequr nga profesori Dragosllav Srejoviq. Në bazë të hulumtimeve të arkeologut Obrad Kujoviq gërmimet filluan në vitin 1965. Pas skepticizmit fillestar erdhi edhe euforia. U zbuluan skulptura në formë peshku të punuara nga guralecët si dhe gjurmë vendbanimesh me struktura urbane gati moderne me rrugë e sheshe. Këto zbulime të figurave me forma njeriu dhe peshku e të dekoruara me motive gjeometrike, shkaktuan senzacion nëpër qarqet shkencore por edhe shoqërore. Disa premisa morale arkeologjike duhej të përmirësoheshin, kurse periudha kohore në të cilën civilizimi ynë u zhvillua duhej të “risetohej”.
U gjetën artefakte nga periudha kohore 9500 deri 4500 vjet para erës së re, që nga koha e mezolitit të hershëm deri te neoliti i vonë, periudhë kohore kjo në të cilën ka ndodhur pothuaj çdo gjë që ne dimë sot për te, zbutja e kafshëve dhe kultivimi i bimëve, bëhet përzierja me ardhacakët nga Lindja e Mesme dhe shfaqet prona private. Ajo që nuk ndodhi në këtë periudhë ishin luftërat, kjo shpjegohet me faktin se në mbetjet e skeleteve nuk u gjeten lëndime që do të tregonin veprimtari lufte, kështu qëmund të thuhet se Lepenski Viri është një mikrokozmos i vogël i kohëzgjatjes dhe mbijetesës së njeriut parahistorik.
Vizitoni ndërtesën moderne ku gjenden mbetjet e vendbanimit të Lepsnki Virit si dhe pjesën ekspozuese me mbi 100 eksponate, sallën e projektimit dhe dyqanin e suvenireve. Kushtojni vëmendje ndriçimit të asaj ndërtese sepse ju lejon paramendoni si ka rënë hija nga shkëmbi i Treskavicës në lokalitetin e Lepenski Virit. Në regjion, ky është një ndër muzetë më të mëdhenj arkeologjik nën qiell të hapur, me me vizitën e tij të jeni të sigurt se do ndjeheni sikur të hyni në një makinë kohore i cili do ju dërgoj deri në parahistori dhe zhvillimin e civilizimeve të para. Kur të hyni në këtë muze do të përjetoni mënyrën e jetës së njerëzve të lashtë apo më mirë të themi të njihni pozitën dhe relefin. Banesat u ndërtuan asisoji që të shfrytëzohej energjia nga votra që ndodhej në gropën afër hyrjes së shtëpisë.
Disclaimer: This website was created and maintained through a grant provided by the Regional Cooperation Council’s Tourism Development and Promotion Project, funded by the European Union. Its contents are the sole responsibility of the MANIFESTO and do not necessarily reflect the views of the Regional Cooperation Council or the European Union.
Në kuadër të projektit “Heritage Walks & Talks”, zhvillojmë një produkt të ri turistiko-kulturor të cilin pa pengesa do ta shfrytëzojnë turistët individual por edhe ata në grupe. Konceptin të cilin dëshirojmë ta prezantojmë si shëtitje nëpër trashëgimi, dhe do mund ta shfrytëzojmë kur dëshirojmë të njihemi me trashëgiminë kulturore dhe historike të Ballkanit Perëndimor, mu atë trashëgimi e cila ende prezantohet me ndrojtje përmes rrëfimeve të bashkësive lokale e që musafirët duhet t’i dëgjojnë nga ta.
© 2020 Heritage Walks & Talks
Web design & Development by DIGIPROM