Nga vendi më tragjik i Leskovcit shtrihet pamja më e bukur panoramike nga e cila Leskovci dhe Lugina e leskovcit shihen si në pëllëmbë të dorës. Kodra e njohur e Hisarit është vend i krimeve makabre të Luftës së Dytë Botërore. Pas aksioneve të para guerile të forcave në Jabllanicë dhe kodrinat përreth, në të cilat u vranë tre ushtarë nazist, filluan represionet brutale në Serbi dhe vëhet në lëvizje ai edikti famëkeq i pushkatimit të 100 serbëve për çdo ushtar të vrarë nazist. Gjatë luftës, është përllogaritur se vetëm në Hisar janë pushkatuar apo në mënyra tjera janë vrarë më shumë se 1000 veta, kryesisht romë, serb dhe hebrej.
“Jemi të vdekur, por nuk kemi fjet, guri përmes syve tanë të vështron”
Kujtimet për luftën dhe viktimat nuk do të jenë gjithmonë kaq të freskëta, dhe plagët kaq të thella. Në shenjë kujtimi për viktimat është vendosur që të ndërtohet një park përkujtimor mu në Hisar. Puna iu besua njeriut i cili u bë i famshëm me ndërtimin e memorialeve të ngjashme përgjatë gjithë Jugosllavisë, arkitetktit me famë botërore Bogdan Bogdanoviqit. Parku përkujtimor është realizuar sipas thënies së Bogdan Bogdanoviqit e që është karakteristik me simbolizmin mitologjik. Idea e autorit është mbresëlënëse dhe domethënëse dhe është e skalitur në njërin prej obeliskëve me shkrim cirilik: “Jemi të vdekur, por nuk kemi fjet, guri përmes syve tanë të vështron” Përmendoren e zbuloi Petar Stamboliqi në vitin 1971, kurse në recitali kanë marrë pjesë aktoret me zërin më të mirë sugjestiv dhe kumbues e njëherit edhe aktoret më të mira jugosllave: Marija Crnobori dhe Mira Stupica.
Perëndesha e pyjeve e Leskovcit – thesari i fshehur i jugut
Figura qëndrore e këtij kompozicioni është kenotafi i ashtuquajtur “Perëndesha e fitores” ose sipas fjalëve të Bogdanoviqit “Perëndesha e pyllit”. Konusi përfundon me spiralet të cilat simbolizojnë kuroren, duke i dhënë kësisoji viktimve nderin “mbretëror”. Para se të mbërrijmë para kenotafit të lartë prej 12 metrash kaluam nëpër portën e drurit, të ndërtuar ashtu që të na kujton arkitekturën e vjetër serbe, kështu qëvizitori mund të krijoj mendimin se në hyrje po e pret i zoti shpisë me bukë e kripë dhe shlivovicën ngjyrë arit në shishet tradicionale ose gotat e vogla të rakisë. Por, rrugës e presin stelat (atëbotë nishanet e varreve mesjetare Ballkanse që ishin harruar pak) gjithsejt 34 sish, prej të cilëve në 14 prej tyre janë të skalitur emrat e herojve të popullit dhe revolucionarëve të rëndësishëm si dhe të 17 dëshmorëve të rënë e të varrosur në Parkun memorial.
Rrëzë kenotafit ndodhet amfiteatri i integruar në rrethinë. Në stelat gjenden spiralet, simbolet e vjetra të rimëkëmbjes së jetës të cilat më së shumti të përkujtojnë në degët e farërave në zhvillim, sërisht simboli parasllav dhe mitologjisë parakristiane të përjetësisë. Për këtë ide jashtëkohore dhe jomateriale flet edhe shkrimi në njërin nga stelat: “Jemi të vdekur, por nuk kemi fjetur, guri për syve tanë të vështron”.
Talenti, lidhja, bashkëpunimi dhe në fund vuajtjet e dy popujve vëllazërorë, serb dhe hebrej, lidhen në këto hapsira. Për këtë dëshmojnë edhe lapidaret e ndërtuara nga gurvarret e thyera të varreve të hebrejve. Nuk duhet anashkaluar as përmendoren e ngritur për romët e rënë i cili është poashtu vepër e të veçantit Bogdan Bogdanoviqit. Kjo përmendore e rëndësishme, vlera turistike e të cilit është shumë e madhe për Leskovcin por që qytetarët nuk e dinë, është shpallur në një film dokumnetar të BBC-ë për çudi arkitekturore të arkitekturës sakrale. Dikush, për fat të keq, në fillim të viteve të nëntëdhjeta preu “vathët” spiral metalik të kenotafit dhe i shiti për skrap. Megjithatë, edhe kështu i dëmtuar, përmendorja jep një vlerë të madhe estetike dhe monumentale, e vlefshme në qarqet regjionale dhe botërore, mu sikurse edhe autori i tyre Bogdan Bogdanoviqi i cili shumë herë është vlerësuar me çmime por shumë pak është kuptuar.
Kodra Hisar – shtëoi e shumë miteve dhe legjendave
Kodrën e Hisarit e zbukurojnë edhe misteret dhe legjendat e jo vetëm vuajtjet. Në fillim të shek Xxi janë gjetur objekte misterioze, prej të cilave më e njohura është “Gjilpëra e Turoviqit” e gjatë 64,5cm prej inoxi dhe që është konkluduar se rrjedh nga periudha kohore e vitit 1300 p.e.re. Kjo flet për një nivel teknik të avancuar të zhvillimit të popullsisë lokale që nga parahistoria. Teknologjia e përpunimit të këtij objekti ende nuk është zbuluar, kështu që i jep shtysë bisedave dhe hamëndësimeve të ndryshme. Legjenda thotë se nën malin e sotëm të Hisarit ka ekzistuar një liqe, dhe pas tharjes së këtij liqeni në atë vend ka mbirë lajthitë. Sipas kësaj bime para përafërsisht 600 vitesh ky vend edhe ka fituar emrin. Lidhur me Liqenin Vlasinsko lidhet legjenda që flet për një dem uji i cili paralajmëron fatkeqësi. Veçanërisht është interesante legjenda lidhur me ushtrin e cila e dehur nga erërat e bimëve të ndryshme mjekuese vonohet në Betejën e Kosovës dhe me këtë rast e mallkon fshatin përmes cilit kanë kaluar ashtu që e quajtën Bari i Zi. Përveç vuajtjeve, mistereve dhe legjendave, kompleksi në Hisar është i jashtëzakonshëm edhe për faktin se është i mishëruar në historinë e Leskovacit në kontekstin se si është zhvilluar dhe rritë ky vend që nga parahistoria e deri më sot. Kështu që është e nevojshme që të vizitohet qyteti, të njoftoheni me njerëzit që jetojnë aty, të dëgjoni të folmen dhe mentalitetin në mënyrë që të fitoni përvojën e plotë të këtij vendi.
Mançesteri serb
Koha e artë e Leskovacit, periudha mes dy luftrave botërore, është koha e legalizimit të prostitucionit dhe kinemasë. Nuk janë mu këto dy arsye por zhvillimi i tij ka ndodhur në këtë periudhë. Në këtë periudhë Leskovacin e kanë quajtur Mançesteri serb, për shkak se në atë peridhë kishte disa fabrika tekstili. Ekziston tregimi se zhvillimi industrial i Leskovacit është e lidhur me prodhimin e gajtanit, shoka që mbështillej rreth çakshirëve, e të cilat në Serbi askush nuk i prodhonte. Leskovasit largpamës themlojnë shumë fabrika tekstili, dhe punëtori ushqimore dhe kimike. Hoteleria gjithashtu ka funsionuar në mënyrë të shkëlqyeshme. Kanë punuar tre hotele shumë të bukur. Kafenenë më tëë famshme e ka pasë Dragi Bure- Fuçia (e kanë quajtur Bure përshkak se gjyshi i tij gjatë një basti ka pirë një fuçi me birrë), por edhe qebapat nga “muzati i ri” presin pjatat e bekrive të leskovacit kurse nëpër fyt u rrëshqet vera e hisarit ose shpriceri me ujë e sodë.
Një ndër muzet më të mirë të Serbisë
A e keni ditur se në qendër të Leskovacit ndodhet një ndër muzetë më të mirë të Serbisë e vendosur në një ndërtesë moderne enkas të dizajnuar për këtë gjë? Muzeu popullor i Leskovacit është një ndër fenomenet e rralla kultorologjike të Serbisë. Aty gjenden edhe shumë artefakte të lokalitetit Hisar të cilat dëshmojnë për mënyrën e jetës dhe veprimtariva afariste gjatë kohës së bronzit dhe hekurit, si dhe asaj romake, bizantine dhe periudhës së mesjetës. Shoqata e muzejeve të Serbisë në vitin 2015 këtë godinë e shpalli si muzeun më të mirë në Serbi.
Busti për legjendën e muzikës, Toma Zdravkoviq
Këngëtari i mirënjohur Toma Zdravkoviq, i cili rrugëtimin e vet muzikor, nga “Danke” deri te “Fundi i jetës” e filloi në Peçenjevc i cili është jo larg Leskovacit, ka fituar bustin që gjendet në qendër të qytetit.Toma, karrierën e vet muzikore e filloi si këngëtar i shtresave të ulta. Ishte njeri i cili më së miri kuptonte shpirtin e brishtë e të lënduar të të rinjëve, të cilëve edhepse të gjitha sukseset e zhvillimit socialist dhe kredibilitetit ndërkombëtar të Jugosllavisë asgjë nuk e shëronte dhimbjen e shkaktuar nga femrat jobesnike e tradhëtare, dhëmbje kjo e cila vetëm përmes verës dhe zymtësisë së kafehaneve mund të zbutej. Kjo shtresë e popullsisë nuk ishte sipas dëshirës së shtresës zotëruese socialiste vetëqeverisëse, por gjithsesi se ishte sipas shijes së njeriut të thjeshtë e të lënduar, kështu që këngët e tija vajtuese mbizotëruan sistemin dhe dekadat kështu që edhe sot e gjithë ditën dëgjohen dhe zbusin dhëmbjen përmes meyes dhe gotave të mbushura.
Pikat tjera të referncës
Mu në qendër të sheshit kyesor të qytetit gjenden edhe dy monumente: Përmendorja e çlirimtarëve të luftrave 1912-1918 si dhe përmendorja e heroit të popullit Kosta Stamenkoviqit. Të frymëzuar sipas arkitekturës së Graçanicës në Kosovë, në vitin e largët 1931 në Leskovac u ndërtua katedralja. Kjo është një shëmbëlltyrë e fuqisë së atëhershme dhe vetëbesimi i qytetit i cili përjetonte vitet më të fuqishme të ekzistencës së vet.
Simbol i shkathtësisë dhe luftës për fe – Kisha Oxhaklija
Tregim interesant është edhe ajo për themelimin e Kishës Oxhaklija e cila ndodhet përballë çarshisë së gjërë. Është e ndërtuar në kohën e luhatshme të sundimit të Perandorisë Osmane përmes gënjeshtrave dhe mashtrimeve. Turqve u është thënë se janë duke ndërtuar një shtëpi për murgun dhe për këtë arsye duhet bërë votra gjegjësisht oxhaku i madh. Pastaj rreth këtij oxhaku u ndërtua kisha. Prej këtu edhe ka fituar emrin kjo kishë. Në mënyrë që të mos jetë më e lartë se minaret e xhamive aty afër asaj iu çel themel i humtë. Emri i kishës ka mbet deri në ditët e sotme, si shembull i shkathtësisë, por edhe i dëshirës që të ruhet feja ortodokse dhe identiteti serb në kohërat më të vështira.
Qyteti i gastronomisë
Sot Leskovaci më së shumti lidhet me skarën, muqkallicën, fërgesën dhe ajvarin. Turizmi gastronomik çdo ditë e më shumë është duke u bërë adut i këtij qyteti në jug të Serbisë. Ndryshe nga destinacionet e tjera ku trashëgimia gastronomike është më shpesh një shtesë e trashëgimisë së pasur kulturore dhe historike, këtu mund të jetë anasjelltas. Petullat, qebapat, sarma dhe specialitetet tjera nga skara ata në të vërtetë mund të jenë një karrem për tu njohur me historinë e bujshme të këtij qyteti, që nga parahistoria e deri në shekullin e njëyet e një si dhe të gjeni perlat e harruara të këtij qyteti siç ishte rasti me kompleksin e përmendoreve në Hisar, të ideuar nga arkitekti me fame botërore Bogdan Bogdanoviqi.
Ku të drekoni në Leskovac
Pijetorja Sandokan
Skarë e shkëqyeshme mund të shijoni në afërsi të stacionit hekurudhor në pijetoren Sandokan. Pijetorja ka fituar emrin sipas pronarit i cili po ashtu ka marrë emrin nga seriali i famshëm italian i viteve të 70-ta të shekullit të kaluar, sipas kusarit të njohur indus.
Cap – cap
Kuzhina tradicionale, veçanërisht muqkalicën e njohur të Leskovacit, mund ta shijoni në restoranin Cap – cap që ndodhet në rrugën e Nishit ku ndodhet edhe tregu i larmishëm i Leskovacit. Por, me çdo rindërtim dhe modernizim të kësaj kefeneje, humbet origjinaliteti “haip” i Leskovacit, kurse me rritjen e çmimeve ndërrohet edhe struktura e vizitorëve.
Etno restorani Grosh dhe Apostolloviq
Trendet tradicionale dhe moderne të përshtatura ushqimit mund ti shijoni edhe në Etno-fshatin Grosh dhe Apostolloviq ku është pikë e takimit të biznismenëve të zonës industriale të Leskovacit.
Hotel-restorani ABC
Me siguri se shumë modern dhe interesant është edhe hotel dhe restorani ABC që ndodhet në qendër të Leskovacit e që është shkak i industrializimit të ri të cilin shpresojmë se do ti ndodhë këtij qyteti dhe sërisht do të fitoj epitetin e ndonjë qyteti pandan evropian. Nuk është e thënë të jetë Mançesteri, por mundet edhe një qytet tjetër i BE.