
Figura qëndrore e këtij kompozicioni është kenotafi i ashtuquajtur “Perëndesha e fitores” ose sipas fjalëve të Bogdanoviqit “Perëndesha e pyllit”. Konusi përfundon me spiralet të cilat simbolizojnë kuroren, duke i dhënë kësisoji viktimve nderin “mbretëror”. Para se të mbërrijmë para kenotafit të lartë prej 12 metrash kaluam nëpër portën e drurit, të ndërtuar ashtu që të na kujton arkitekturën e vjetër serbe, kështu qëvizitori mund të krijoj mendimin se në hyrje po e pret i zoti shpisë me bukë e kripë dhe shlivovicën ngjyrë arit në shishet tradicionale ose gotat e vogla të rakisë. Por, rrugës e presin stelat (atëbotë nishanet e varreve mesjetare Ballkanse që ishin harruar pak) gjithsejt 34 sish, prej të cilëve në 14 prej tyre janë të skalitur emrat e herojve të popullit dhe revolucionarëve të rëndësishëm si dhe të 17 dëshmorëve të rënë e të varrosur në Parkun memorial.
Rrëzë kenotafit ndodhet amfiteatri i integruar në rrethinë. Në stelat gjenden spiralet, simbolet e vjetra të rimëkëmbjes së jetës të cilat më së shumti të përkujtojnë në degët e farërave në zhvillim, sërisht simboli parasllav dhe mitologjisë parakristiane të përjetësisë. Për këtë ide jashtëkohore dhe jomateriale flet edhe shkrimi në njërin nga stelat: “Jemi të vdekur, por nuk kemi fjetur, guri për syve tanë të vështron”.
Talenti, lidhja, bashkëpunimi dhe në fund vuajtjet e dy popujve vëllazërorë, serb dhe hebrej, lidhen në këto hapsira. Për këtë dëshmojnë edhe lapidaret e ndërtuara nga gurvarret e thyera të varreve të hebrejve. Nuk duhet anashkaluar as përmendoren e ngritur për romët e rënë i cili është poashtu vepër e të veçantit Bogdan Bogdanoviqit. Kjo përmendore e rëndësishme, vlera turistike e të cilit është shumë e madhe për Leskovcin por që qytetarët nuk e dinë, është shpallur në një film dokumnetar të BBC-ë për çudi arkitekturore të arkitekturës sakrale. Dikush, për fat të keq, në fillim të viteve të nëntëdhjeta preu “vathët” spiral metalik të kenotafit. Megjithatë, edhe kështu i dëmtuar, përmendorja jep një vlerë të madhe estetike dhe monumentale, e vlefshme në qarqet regjionale dhe botërore, mu sikurse edhe autori i tyre Bogdan Bogdanoviqi i cili shumë herë është vlerësuar me çmime por shumë pak është kuptuar.
Disclaimer: This website was created and maintained through a grant provided by the Regional Cooperation Council’s Tourism Development and Promotion Project, funded by the European Union. Its contents are the sole responsibility of the MANIFESTO and do not necessarily reflect the views of the Regional Cooperation Council or the European Union.
Në kuadër të projektit “Heritage Walks & Talks”, zhvillojmë një produkt të ri turistiko-kulturor të cilin pa pengesa do ta shfrytëzojnë turistët individual por edhe ata në grupe. Konceptin të cilin dëshirojmë ta prezantojmë si shëtitje nëpër trashëgimi, dhe do mund ta shfrytëzojmë kur dëshirojmë të njihemi me trashëgiminë kulturore dhe historike të Ballkanit Perëndimor, mu atë trashëgimi e cila ende prezantohet me ndrojtje përmes rrëfimeve të bashkësive lokale e që musafirët duhet t’i dëgjojnë nga ta.
© 2020 Heritage Walks & Talks
Web design & Development by DIGIPROM