
Kodra e famshe e Hisarit është vend i masakrave makabre të cilat i bënë në Luftën e Dytë Botërore ku u vranë më shumë se 100 njerëz, kryesisht Romë, Serbë dhe Hebrenj. Mirëpo kodrën e Hisarit e zbukurojnë edhe misteret dhe legjendat që kanë të bëjnë me kodrën Hisar e jo vetëm vuajtjet. Në fillim të shek Xxi janë gjetur objekte misterioze, prej të cilave më e njohura është “Gjilpëra e Turoviqit” e gjatë 64,5cm prej inoxi dhe që është konkluduar se rrjedh nga periudha kohore e vitit 1300 p.e.re. Kjo flet për një nivel teknik të avancuar të zhvillimit të popullsisë lokale që nga parahistoria. Teknologjia e përpunimit të këtij objekti ende nuk është zbuluar, kështu që i jep shtysë bisedave dhe hamëndësimeve të ndryshme. Legjenda thotë se nën malin e sotëm të Hisarit ka ekzistuar një liqe, dhe pas tharjes së këtij liqeni në atë vend ka mbirë lajthitë. Sipas kësaj bime para përafërsisht 600 vitesh ky vend edhe ka fituar emrin. Lidhur me Liqenin Vlasinsko lidhet legjenda që flet për një dem uji i cili paralajmëron fatkeqësi. Veçanërisht është interesante legjenda lidhur me ushtrin e cila e dehur nga erërat e bimëve të ndryshme mjekuese vonohet në Betejën e Kosovës dhe me këtë rast e mallkon fshatin përmes cilit kanë kaluar ashtu që e quajtën Bari i Zi. Përveç vuajtjeve, mistereve dhe legjendave, kompleksi në Hisar është i jashtëzakonshëm edhe për faktin se është i mishëruar në historinë e Leskovacit në kontekstin se si është zhvilluar dhe rritë ky vend që nga parahistoria e deri më sot. Kështu që është e nevojshme që të vizitohet qyteti, të njoftoheni me njerëzit që jetojnë aty, të dëgjoni të folmen dhe mentalitetin në mënyrë që të fitoni përvojën e plotë të këtij vendi.
Disclaimer: This website was created and maintained through a grant provided by the Regional Cooperation Council’s Tourism Development and Promotion Project, funded by the European Union. Its contents are the sole responsibility of the MANIFESTO and do not necessarily reflect the views of the Regional Cooperation Council or the European Union.
Në kuadër të projektit “Heritage Walks & Talks”, zhvillojmë një produkt të ri turistiko-kulturor të cilin pa pengesa do ta shfrytëzojnë turistët individual por edhe ata në grupe. Konceptin të cilin dëshirojmë ta prezantojmë si shëtitje nëpër trashëgimi, dhe do mund ta shfrytëzojmë kur dëshirojmë të njihemi me trashëgiminë kulturore dhe historike të Ballkanit Perëndimor, mu atë trashëgimi e cila ende prezantohet me ndrojtje përmes rrëfimeve të bashkësive lokale e që musafirët duhet t’i dëgjojnë nga ta.
© 2020 Heritage Walks & Talks
Web design & Development by DIGIPROM