Kalaja e Samuilit

Kombinimi fantastik i historisë dhe bukurisë në një vend e bën Ohrin një ndër vendet e rralla në të cilin do të përjetoni një përvojë të veçantë e në të cilin plotësisht do të kënaqeni. Ky qytet përrallor gjendet në liqenin me po të njejtin emër dhe me të drejtë është një objektiv i justifikuar për të gjithë turistët nga e mbarë bota.
Kalaja e Samuilit, Ohër, Maqedonia e Veriut

Kalaja e Samuilit, Ohër

Kombinimi fantastik i historisë dhe bukurisë në një vend e bën Ohrin një ndër vendet e rralla në të cilin do të përjetoni një përvojë të veçantë e në të cilin plotësisht do të kënaqeni. Ky qytet përrallor gjendet në liqenin me po të njejtin emër dhe me të drejtë është një objektiv i justifikuar për të gjithë turistët nga e mbarë bota. Me padurim nisemi në zbulimin e këtij vendi, dhe nga sheshi kryesor, i cili ndodhet pranë portit të qytetit, pas vetëm disa hapave arrijmë deri te porta hyrëse apo e poshtme prej të cilës fillojnë muret e fortifikimit. Aty hasim vetëm rrënojat e saja dhe tabelën me shpjegime të shkurtra. Jo shumë larg ndodhen kishat e spitalit, të cilat në mesjetë kryenin funksionin e karantinave.

Që nga periudha e antikitetit dhe ndërtimi i rrugës Via Ignatia i cili lidhte Romën me Konstantinopojën, rrugën e shfrytëzonin edhe tregëtarët të cilët shpërndanin mallërat e tyre nga Evropa perëndimore në atë lindore dhe anasjelltas, kurse Lychindos ishte një ndalesë e rëndësishme, ku bënin ndalesat për të pushuar. Në karantinë, të ardhurit do të kontrolloheshin në mënyrë që të parandalojnë që përveç shpërndarjes së mallit popullsisë lokale të mos i sjellin edhe ndonjë sëmundje infektive. Rrugët e ngushta e plot dredha dredha si dhe rrugicat e kalldramuara ngjiten në majë të kodrës ku ndodhet kështjella si pika më e lartë. Përgjatë rrugës përhapet era e peshkut të zënë kurse rrugicave poshtë liqenit shihen rrejtat e peshkatarëve, shportat dhe gjërat tjera të peshkimit. Më gjatë, rruga lëshohet teposhtë dhe bëhet më i zorshëm çka të bën të mendosh se emri sllav i qyetit Ohrid arsyetohet me oh, oh...

Një ndërtesë goditëse

Qyteti dikur ishte kryeqendër e një perandorie të fuqishme mesjetare. Derisa i afroheni qytetit, që nga largësia mund ta vëreni Kalanë e Ohrit për shkak të pozitës së saj dominuese. Edhe anasjelltas, kur të ngjiteni në kala, nga lartësia të ofrohet pamja në luginën të cilën e mbush liqeni: nga jugu Shqipëria, kah veriperëndimi janë Struga dhe mali i Jabllanicës kurse nga lindja mali Galicica. Gjatë luftërave, dukshmëria nënkupton avantazh kundrejt armikut, si dhe mundësi e mirë që vartësve të vet tu jap ndonjë shenjë si psh shfaqja e flamurit ose ngjashëm. Viri re se si pozita verilindore e bregut të liqenit të Ohrit që është shumë e pasur me peshk dhe e rrethuar me pyllë plot me kafshë të egra, mundëson që të gjitha këto burime të jenë lehtësisht të arritshme. Mirëpo pozita e saj strategjike ishte vendimtare për ndërtimin. Dukshmëria e fushës së pamjes në kohën kur fiset barbare shkatërronin rrethinën ishte një avantazh i madh. Mendohet se e ka ndërtuar mbreti maqedon i antikes Filipi II që në shekullin IV p.e.re., përndryshe babai i Aleksandrit të Madh, si një fortifikatë në mënyrë që të mbrohet dhe të luftojë kundër fiseve ilire që shkatërronin nga ana veriore si dhe njëherit të mbrojë kufijt e mbreërisë së tij të atëhershme që ishte mjaftë e fortë.

Duke vazhduar me ngjitje, do të arrini deri te teatri antik i cili është i ndërtuar po në të njejtën kohë sikurse edhe kështjella e për nevoja të metropolës së atëhershme antike. Në fillim u shfrytëzua për manifestime lidhur me kultin e hyut Dionisi dhe ate dy herë në vit, në pranverë dhe në vjeshtë kur bëhet mbledhja e rrushit. Më vonë janë interpretuar tragjedi dhe drama të autorëve të njohur si: Eskili, Sofokliu, Euripidi, kurse me ardhjen e romakëve teatri u shndërrua në arenë gladiatorësh.

Kalaja shërbeu për mbrojtjen e qytetit gjatë luftrave maqedono-romake të cilat kanë ardhë pas vdekjes së Aleksandrit të madh dhe dobësimin e perandorisë së tij.  Për pamjen e sotme mesjetare u kujdes mbreti Samuil. Pasi zhvendosi kryeqendrën e vet nga Liqeni i Prespës në Ohër, rindërtoi citadelën dhe masivizoi bedenet rrethuese të cilat rrethojnë qytetin e vjetër. Pikërisht mu për këtë kontribut të tij, kështjella njihet me emrin e tij.

Mbani mend, duke kaluar nëpër Kalanë e Samuilit, ju po kaloni përmes 25 shekujve të historisë së Ohrit. Këtu janë të gërshëtuara ndërrimet e sundimtarëve, rrënimet dhe dëmtimet e kalasë, ndikimi i tërmeteve dhe rindërtimet e shumta. Në kala është hyrë përmes 3 hyrjeve – porteve, kështu që përmenden porta e poshtme apo porta në afërsi të liqenit dhe portit të qytetit. Porta ballore te kisha se Virgjëreshës së shenjtë dhe ajo e epërme përmbi teatrin antik në afërsi të të cilit në vitin 2002 u zbuluan maska e artë së bashku me byzylykun dhe unazën e artë, pjesë të artefakteve të varreve të pasura të fisnikëve. Kur të kaloni pranë portës së poshtme duhet të keni parasysh se atyparit kanë kaluar kryesisht tregtarët. Portën e epërme e kanë shfrytëzuar ushtria. Porta ballore është e njohur sipas legjendës së vrasjes së Gjon Vladimirit, dhëndrit të mbretit Samuil, gjegjësisht bashkëshortit të vajzës së tij princeshës Teodora Kosara. Gjon Vladimiri ishte fisnik nga rrethi i Duklës, sot mbrojtës i portit të Tivarit në Mal të Zi. Legjenda thotë se Kosarës i ra në sy princi i ri, gjatë kohës që kujdesej për te ndërsa ai ishte i zënë rob në njërën nga kullat e kalasë. Luftrat për fron atëherë ishin të shpeshta kështu që shpesh vriteshin mes veti kusherinjtë e afërt.

Brenda mureve rrethuese mund të vërehen shumë rrugica të kalldramuara dhe zig-zage, shtëpi të ulëta druri por edhe një numër të madh shumëkatëshesh. Këtu zhvillohej jeta, tregëtia. Në numër më të madhë ishin peshkatarët, kurse rrjetat e tyre ishin të hapura në të gjitha anët ndërsa aroma e peshkut të thatë dominonte në hapsirë. Trofta dhe krapi i Ohrit ishin të famshme gjithëandej, madje edhe deri në pallatin e Konstantinopolit. E thanin dhe e ruanin asisoji, pasiqë atëbotë nuk kishte frigoriferë për ruajtje. Përveç peshkut ata kanë tregëtuar edhe lëkurë të regjur. Më vonë me mëndafsh i cili vinte nga lindja, por edhe me melmesa të lindjes. Jeta kulturore kryesisht zhvillohej në teatër duke pasqyruar ndikime nga kultura të ndryshme të cilat sillnin pushtuesit e ndryshëm.

Emri sllav që qëndron nëpër shënimet historike është Ohrid – qyteti i ngritur mbi kepin, kodrën. Sipas një legjende ushtarët e Samuilit duke çuar gurë në kodër për ndërtimin e kështjellës gjëmonin oh-rid!

Hakmarrja e Samuilit

Një legjendë thotë se imperatori bizantin Vasili me rastin e ngadhënjimit ndaj ushtrisë së Samuilit, për shkak të humbjeve të mëparëshme që i kishte shkaktuar kjo ushtri e me qëllim që të hakmirret ai vërboi 14 ushtarë të Samuilit. Sundimin e gjatë Bizant, në shekullin e XIV e zavëndeson sundimi serb nën mbretërimin e Dushanit, dhe pastaj prej vitit 1395 fillon periudha e sundimit të Perandorisë Osmane.

Legjenda për skllaven Tashulla

Në fund të shekullit XIV, zotëruesi i vendit, “shkatërruesi dhe njëkohësisht ndërtuesi”, Xheladin begu bëri intervenime të mëdha në bedenet e citadelës në atë mënyrë që ndërtoi edhe sarajet e epërme – pallatin në gjysmën jugore me çrast për citadelën u bë e zakonshme të quhet “Saraji i epërm”. Sipas kallëzimeve, skllavja Tashulla, në Plaoshnik (pranë tyrbes/varrit të Sinan Çelebi Ohridzades, mirëbërësit turk) e mbyti dhe e varosi fëmijën e tyre të përbashkët, vajzukën e vogël, për shkak se e brente ndërgjegjja pse kishe lindur fëmijë me pjesëtarë të fesë tjetër.

Shndërrimi i Kalasë së Samuilit

Diku në shekullin e XIX-të kalaja fillon shndërrimin e saj në përmendore kulturo-historike, duke u liruar nga roli i saj historik i deriatëhershëm. Në pjesën lartë të qytetit, Citadelës, gjatë viteve të fundit janë bërë gërmime të shumta arkeologjike gjatë të cilave u bënë zbulimi i shumë gjërave të vlefshme. Përveç poçërisë antike dhe mesjetare, pitosave, monedhave shumta, gjërave nga argjendi (karroca e vogël, sandalet...) u gjetën edhe figura bronzi të Dedalit, pastaj maska e arit, sikurse edhe byzylyku dhe unaza e artë. Rëndësia e gjetjeve të këtyre maskave të arit është shumë e madhe përshkak se me to vërtetohen hamendësimet se ato ishin pjesë përbërëse të pjesës antike – kulturës maqedonase, për shkak se në hapsirën e gjërë të qytatit të Ohrit me filimin e shekullit XX e deri më sot janë gjetë katër maska të tilla.

Disa nocione të reja të realitetit

Në anën jugore të kodrës mund të shihni se si lulëzojnë bajamet e egra, dëgjohen këmbanat e kishës, kumbon zëri i mujezinit nga minarja e xhamisë. Të drejtuar kah qendra e qytetit tashmë ndjeni edhe urinë për çka mund të filloni për të menduar se çfarë do të zgjedhni nga llojet e shumta të ushqimeve që ofrohen këtu si psh: eshku i ferskët i sapozënë në liqe i llojit trofta apo belvicë, sallat sezonale, ushqim tradicional me mish, tavçe na gravçe, speca të mbushur, musakë por edhe qebapa të shijshëm në çarshinë turke. Perlat e Ohrit ndoshta janë brendi më i popullarizuar i çarshisë së Ohrit kurse sekreti i përpunimit të tyre ende mbetet mister.

Kisha e shën Gjonit Theologut

Kisha bizantine e Shën Gjonit Theologut nga shekulli i XIII-të, gjendet në pikën përfundimtare jugperëndimore të kodrinës në të cilën është formuar pjesa e vjetër e qytetit. Ngritet mbi shkëmbin përmbi liqe, pranë lagjes së dikurshme peshkatare Kaneo dhe asisoji popullisa lokale edhe e njeh, pa si kisha Kaneo. Me pozitën e vet, vrojtuesit dhe kalimtarët e rastit gjithmonë u ka zgjuar kurreshtjen pika e vendosur Instagram. Këtu janë xhiruar edhe disa kuadro nga filmi “Para shiut” të Mançevskit i cili është edhe laureat i Luanit të Artë të Vennedikut.

Restorani „Letna Bavča Kaneo“

Rrëzë kishes, në plazhin me po të njejtin emër Kaneo ndodhet restorani “Letna Bavça Kaneo” (Kopshti veror Kaneo). Kemi të bëjmë me restoranin familjar që gjendet në shtëpinë e pronarit, prej nga paraardhësit e pronarit të restoranit shkonin në peshkim e që dikur ishte veprimtaria kryesore e tyre. Viteve të fundit ky restoran është shndërruar në një ndër restoranet më të mira në Ohës. Përveç ofertës së ushqimeve tradicionale me peshk, menyja është mjaft e pasur edhe me ushqime tjera kurse ambienti është fantastik. Shetitja nëpër të ashtuquajturën Ura e drunjtë të dëshirave,  nga qendra – më saktësisht nga moli e deri te restorani do të mbërrini për jo më shumë se 15 minuta ndërsa mënyrë më e mirë është që të shkoni me barkë. Për grupe që dëshirojnë të shkojnë deri te restorani në mënyrë të organizuar ai u siguron vetë anijen.

Restorani „Damar“

Gjendet mu në zemër të qytetit të vjetër, bri katedralës së Shën Sofisë nga shek. XI-të. Emri i tij është arkaik me domethënie puls, pulsim, kurse për pulsim të energjisë pozitive ju garantojnë pronarët të cilët menyn e tyre e mbështesin në ushqimin tradicional të peshkut, si dhe të delikateseve të cilat rrallë kush i ka në ofertë por edhe me spicialitetet e shtëpisë të krijuara nga vetë pronarët.

Villa dhe verëria „Mal Sveti Kliment“

Fillimisht villë, ofertën e saj të akomodimit ajo e pasuroi edhe me përmbajtje tjera. Kështu në një ambient unikat, me kombinim të gurit dhe drurit, organizohen degustime të verërave nga sortat autoktone, pamida, rkaciteli etj., të cilat pronarët i kultivojnë në vreshtat e tyre vetëm 10km larg qytetit e të cilat shumë herë janë shpërblyer me çmime ndërkombëtare. Për musafirët e vet organizojnë gjithashtu edhe lundrim nëpër liqe. Villa dhe verëria Mal Sv. Klimenti ndodhet vetëm 5 minuta nga sheshi në qendër të qytetit, përballë kishës së lashtë me po të njejtin emër.

Xhamia e Ali Pashës

Xhamia e Ali Pashës apo bela xhamia e ka ndërtuar veziri i Beogradit Ali Pasha në shekullin XVI është monument i akritekturës osmane dhe ndodhet në pjesën qendrore të koryos apo çarshisë, gjegjësisht në qender të bazarit siç e kanë quajtur dikur qendren tregtare me dyqane të ndryshme me suvenire, perla, filigarn, butiqe etj. Në një periudhë të caktuar kohore ka shërbyer edhe si shkollë fetare, medrese. Besohet se është ndër xhamitë e rralla në Ballkan që ka patur dy minare të cilat më vonë i ka humbur. Burime të sigurta historike flasin vetëm për një minare që është rrënuar në vitin 1912 gjatë Luftërave Ballkanike. Pas më shumë se 100 vitesh, xhamia plotësisht është restauruar, kurse minarja është rindërtuar në vitin 2019 falë donacioneve të Republikës së Turqisë dhe Ministrisë së tyre të kulturës.

Muzeu i qytetit  - Shtëpia e vëllezërve Robevci

Është një shembull i mirë i arkitekturës osmane të shekullit XIX e që dikur ka qenë pronë e familjes së pasur tregare  Robevci. Pas Luftës së Dytë Botërore u shndërrua në një muze simpatik të karakterit të vogël. Kati përdhes është i paraparë për gjetjet arkeologjike të rajonit, kati i parë është i karakterit rezidencial kushtuar familje së pronarit me mobileri tipike të asaj kohe, tavanet e katit të dytë janë kushtuar drugdhendjes tradicionale. Në katin e dytë përveç drugdhendjeve janë të ekspozuara edhe bizhuteritëe arta antike. Muzeu gjendet në zemër të qytetit të vjetër, vetëm 5 minuta nga qendra e qytetit.

Kuba Libre Beach Bar Restoran

Ky objekt gjendet në anën tjetër të qytetit dhe qendres historike, praktikisht në dalje të qytetit në drejtim të Shën Naumit, por që nga ky vend pamja në drejtim të qytetit është shumë mbresëlënëse sikurse nëpër kartolina postare. Ky lokal vite me radhë në mënyrë të suksesshme organizon argëtime për të cilat flitet gjatë dhe kjo falë vallëtareve kubaneye. Opinioni i gjërë i njeh si inovatorë të cilët gjithmonë janë të parët me risi. Nga moli, gjegjësisht limani është në distancë prej 20 minutash ecje me këmbë kurse vizita e lokalit vërteton renomen e tij të mdhë.

Restorani Villa Sv.Sofije

Ndodhet në zemër të qytetit të  vjetër, përmbi plazhin Saraishte dhe katedralës Shën Sofija sipas të cilës edhe është quajtur. Ky objekt është restaurimi i ndërtesave të vjetra, shtëpiave të dikurshme të tregtarëve të cilat ishin shembuj të arkitekturës së shekullit XIX e që me ngjitjen e shtëpive të këtilla u mundësua dalja në dy rrugë paralele. Të rregulluara në një stil modern dhe etnografik me detaje origjinale të ruajtura mirë, shfaq stilin dhe elegancën e rafinuar si dhe ofron një meny të pasur tradicional.

Kisha  Shën Sofia

Sipas mendimit të shumicës së ekspertëve kemi të bëjmë me monumentin më të rëndësishëm kulturo historik në territorin e Maqedonisë së Veriut. Ka disa hepoteza lidhur me ndërtuesin e saj por sipas të gjitha gjasva mund të ketë qenë vetë Samuili i cili kryeqendrën e shtetit tëvet vendosi ta bëjë Ohrin. Kjo katedralë mesjetare daton nga shekulli i X, deri sa freskat sipas arqipeshkvit Leo datojnë nga shekulli XI e për të cilat ekzistojnë edhe të dhëna të sakta. I është kushtuar mençurisë së Zotit (gr: sofia - mençuri) dhe për më shumë se tre shekuj, deri sa nuk erdhën turqit në fund të shekullit XIV, shërbeu si kishë katedrale e Arqipeshkvisë së fuqishme të Ohrit. Otomanët në shekullin e XV e shndërruan në xhami dhe si e tillë ishte në shërbim të bashkësisë islame deri në vitin 1912 por pas Luftës së Dytë Botërore filluan punët rreth konzervimit dhe restaurimit të afreskeve të cilat paraqesin një kryevepër të artit bizantin nga epoka e dinastisë Komneni. Sot përshkak të akustikës së shkëlqyeshme, shfrytëzohet edhe për koncerte të muzikës klasike në kuadër të Festivalit të famshëm Vera e Ohrit e cila tradicionalisht mbahet çdo verë në periudhën kohore prej 12 korrikut deri më 20 gusht.

Pikat me interes në zonë

Restorani Villa Sv.Sofije
Vendndodhja: Kalaja e Samuilit
Kuba Libre Beach Bar Restoran
Vendndodhja: Kalaja e Samuilit
Xhamia e Ali Pashës
Vendndodhja: Kalaja e Samuilit
Villa dhe verëria „Mal Sveti Kliment“
Vendndodhja: Kalaja e Samuilit
Restorani „Damar“
Vendndodhja: Kalaja e Samuilit
Restorani „Letna Bavča Kaneo“
Vendndodhja: Kalaja e Samuilit
Kisha e shën Gjonit Theologut
Vendndodhja: Kalaja e Samuilit
Shndërrimi i Kalasë së Samuilit
Vendndodhja: Kalaja e Samuilit
Hakmarrja e Samuilit
Vendndodhja: Kalaja e Samuilit
Ali Pašina đamija - Ohrid 1
Xhamia e Ali Pashës
Vendndodhja: Kalaja e Samuilit
Gradski muzej Ohrid
Muzeu i qytetit
Vendndodhja: Kalaja e Samuilit
Crkva Sv.Sofije - Ohrid
Kisha Shën Sofia
Vendndodhja: Kalaja e Samuilit
Samoilova tvrđava - Ohrid
Kalaja e Samuilit
Vendndodhja: Kalaja e Samuilit

broshura dhe manuale

Shkarkoni aplikacionin "Heritage walk & Talk"

Shkarkoni aplikacionin

Vidikovac Svač

Vidikovac Svač - Ulcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Viewpoint Svač

Vidikovac Svač - Ulcinj
Click on image from gallery for larger preview

Restoran Shasi

Restoran Shasi - UIcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Karaula Fraskanjel

Karaula Fraskanjel - Ulcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Crkva Svetog Jovana Krstitelja

Crkva Sv. Jovana Krstitelja - Ulcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Crkva Svete Marije

Crkva Svete Marije - Ulcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Šasko jezero

Šasko Jezero - Ulcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Vinarija Bogojević

Vinarija Bogojević - Podgorica
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Vila Oblun

Vila Oblun - Podgorica
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Skadarsko jezero

SKadarsko jezero - Podgorica
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Hotel restoran ABC

Hotel ABC - Leskovac
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Restoran Groš

Restoran Groš - Leskovac
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Brdo Hisar

Brdo Hisar - Leskovac
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Narodni muzej Leskovac

1280px-Narodni_muzej,_Leskovac_04
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled