
Sipas mendimit të shumicës së ekspertëve kemi të bëjmë me monumentin më të rëndësishëm kulturo historik në territorin e Maqedonisë së Veriut. Ka disa hepoteza lidhur me ndërtuesin e saj por sipas të gjitha gjasva mund të ketë qenë vetë Samuili i cili kryeqendrën e shtetit tëvet vendosi ta bëjë Ohrin. Kjo katedralë mesjetare daton nga shekulli i X, deri sa freskat sipas arqipeshkvit Leo datojnë nga shekulli XI e për të cilat ekzistojnë edhe të dhëna të sakta. I është kushtuar mençurisë së Zotit (gr: sofia - mençuri) dhe për më shumë se tre shekuj, deri sa nuk erdhën turqit në fund të shekullit XIV, shërbeu si kishë katedrale e Arqipeshkvisë së fuqishme të Ohrit. Otomanët në shekullin e XV e shndërruan në xhami dhe si e tillë ishte në shërbim të bashkësisë islame deri në vitin 1912 por pas Luftës së Dytë Botërore filluan punët rreth konzervimit dhe restaurimit të afreskeve të cilat paraqesin një kryevepër të artit bizantin nga epoka e dinastisë Komneni. Sot përshkak të akustikës së shkëlqyeshme, shfrytëzohet edhe për koncerte të muzikës klasike në kuadër të Festivalit të famshëm Vera e Ohrit e cila tradicionalisht mbahet çdo verë në periudhën kohore prej 12 korrikut deri më 20 gusht.
Disclaimer: This website was created and maintained through a grant provided by the Regional Cooperation Council’s Tourism Development and Promotion Project, funded by the European Union. Its contents are the sole responsibility of the MANIFESTO and do not necessarily reflect the views of the Regional Cooperation Council or the European Union.
Në kuadër të projektit “Heritage Walks & Talks”, zhvillojmë një produkt të ri turistiko-kulturor të cilin pa pengesa do ta shfrytëzojnë turistët individual por edhe ata në grupe. Konceptin të cilin dëshirojmë ta prezantojmë si shëtitje nëpër trashëgimi, dhe do mund ta shfrytëzojmë kur dëshirojmë të njihemi me trashëgiminë kulturore dhe historike të Ballkanit Perëndimor, mu atë trashëgimi e cila ende prezantohet me ndrojtje përmes rrëfimeve të bashkësive lokale e që musafirët duhet t’i dëgjojnë nga ta.
© 2020 Heritage Walks & Talks
Web design & Development by DIGIPROM