
Xhamia e Ali Pashës apo bela xhamia e ka ndërtuar veziri i Beogradit Ali Pasha në shekullin XVI është monument i akritekturës osmane dhe ndodhet në pjesën qendrore të koryos apo çarshisë, gjegjësisht në qender të bazarit siç e kanë quajtur dikur qendren tregtare me dyqane të ndryshme me suvenire, perla, filigarn, butiqe etj. Në një periudhë të caktuar kohore ka shërbyer edhe si shkollë fetare, medrese. Besohet se është ndër xhamitë e rralla në Ballkan që ka patur dy minare të cilat më vonë i ka humbur. Burime të sigurta historike flasin vetëm për një minare që është rrënuar në vitin 1912 gjatë Luftërave Ballkanike. Pas më shumë se 100 vitesh, xhamia plotësisht është restauruar, kurse minarja është rindërtuar në vitin 2019 falë donacioneve të Republikës së Turqisë dhe Ministrisë së tyre të kulturës.
Disclaimer: This website was created and maintained through a grant provided by the Regional Cooperation Council’s Tourism Development and Promotion Project, funded by the European Union. Its contents are the sole responsibility of the MANIFESTO and do not necessarily reflect the views of the Regional Cooperation Council or the European Union.
Në kuadër të projektit “Heritage Walks & Talks”, zhvillojmë një produkt të ri turistiko-kulturor të cilin pa pengesa do ta shfrytëzojnë turistët individual por edhe ata në grupe. Konceptin të cilin dëshirojmë ta prezantojmë si shëtitje nëpër trashëgimi, dhe do mund ta shfrytëzojmë kur dëshirojmë të njihemi me trashëgiminë kulturore dhe historike të Ballkanit Perëndimor, mu atë trashëgimi e cila ende prezantohet me ndrojtje përmes rrëfimeve të bashkësive lokale e që musafirët duhet t’i dëgjojnë nga ta.
© 2020 Heritage Walks & Talks
Web design & Development by DIGIPROM