Samoilova tvrđava - Ohrid

Kalaja e Samuilit

Vendndodhja

Kombinimi fantastik i historisë dhe bukurisë në një vend e bën Ohrin një ndër vendet e rralla në të cilin do të përjetoni një përvojë të veçantë e në të cilin plotësisht do të kënaqeni. Ky qytet përrallor gjendet në liqenin me po të njejtin emër dhe me të drejtë është një objektiv i justifikuar për të gjithë turistët nga e mbarë bota.

Qyteti dikur ishte kryeqendër e një perandorie të fuqishme mesjetare. Derisa i afroheni qytetit, që nga largësia mund ta vëreni Kalanë e Ohrit për shkak të pozitës së saj dominuese. Edhe anasjelltas, kur të ngjiteni në kala, nga lartësia të ofrohet pamja në luginën të cilën e mbush liqeni: nga jugu Shqipëria, kah veriperëndimi janë Struga dhe mali i Jabllanicës kurse nga lindja mali Galicica. Gjatë luftërave, dukshmëria nënkupton avantazh kundrejt armikut, si dhe mundësi e mirë që vartësve të vet tu jap ndonjë shenjë si psh shfaqja e flamurit ose ngjashëm. Viri re se si pozita verilindore e bregut të liqenit të Ohrit që është shumë e pasur me peshk dhe e rrethuar me pyllë plot me kafshë të egra, mundëson që të gjitha këto burime të jenë lehtësisht të arritshme. Mirëpo pozita e saj strategjike ishte vendimtare për ndërtimin. Dukshmëria e fushës së pamjes në kohën kur fiset barbare shkatërronin rrethinën ishte një avantazh i madh. Mendohet se e ka ndërtuar mbreti maqedon i antikes Filipi II që në shekullin IV p.e.re., përndryshe babai i Aleksandrit të Madh, si një fortifikatë në mënyrë që të mbrohet dhe të luftojë kundër fiseve ilire që shkatërronin nga ana veriore si dhe njëherit të mbrojë kufijt e mbreërisë së tij të atëhershme që ishte mjaftë e fortë.

Duke vazhduar me ngjitje, do të arrini deri te teatri antik i cili është i ndërtuar po në të njejtën kohë sikurse edhe kështjella e për nevoja të metropolës së atëhershme antike. Në fillim u shfrytëzua për manifestime lidhur me kultin e hyut Dionisi dhe ate dy herë në vit, në pranverë dhe në vjeshtë kur bëhet mbledhja e rrushit. Më vonë janë interpretuar tragjedi dhe drama të autorëve të njohur si: Eskili, Sofokliu, Euripidi, kurse me ardhjen e romakëve teatri u shndërrua në arenë gladiatorësh.

Kalaja shërbeu për mbrojtjen e qytetit gjatë luftrave maqedono-romake të cilat kanë ardhë pas vdekjes së Aleksandrit të madh dhe dobësimin e perandorisë së tij.  Për pamjen e sotme mesjetare u kujdes mbreti Samuil. Pasi zhvendosi kryeqendrën e vet nga Liqeni i Prespës në Ohër, rindërtoi citadelën dhe masivizoi bedenet rrethuese të cilat rrethojnë qytetin e vjetër. Pikërisht mu për këtë kontribut të tij, kështjella njihet me emrin e tij.

Emri sllav që qëndron nëpër shënimet historike është Ohrid – qyteti i ngritur mbi kepin, kodrën. Sipas një legjende ushtarët e Samuilit duke çuar gurë në kodër për ndërtimin e kështjellës gjëmonin oh-rid!

Galeri imazhesh

Vidikovac Svač

Vidikovac Svač - Ulcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Viewpoint Svač

Vidikovac Svač - Ulcinj
Click on image from gallery for larger preview

Restoran Shasi

Restoran Shasi - UIcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Karaula Fraskanjel

Karaula Fraskanjel - Ulcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Crkva Svetog Jovana Krstitelja

Crkva Sv. Jovana Krstitelja - Ulcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Crkva Svete Marije

Crkva Svete Marije - Ulcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Šasko jezero

Šasko Jezero - Ulcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Vinarija Bogojević

Vinarija Bogojević - Podgorica
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Vila Oblun

Vila Oblun - Podgorica
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Skadarsko jezero

SKadarsko jezero - Podgorica
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Hotel restoran ABC

Hotel ABC - Leskovac
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Restoran Groš

Restoran Groš - Leskovac
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Brdo Hisar

Brdo Hisar - Leskovac
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Narodni muzej Leskovac

1280px-Narodni_muzej,_Leskovac_04
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled