
Rrëzë kishes, në plazhin me po të njejtin emër Kaneo ndodhet restorani “Letna Bavça Kaneo” (Kopshti veror Kaneo). Kemi të bëjmë me restoranin familjar që gjendet në shtëpinë e pronarit, prej nga paraardhësit e pronarit të restoranit shkonin në peshkim e që dikur ishte veprimtaria kryesore e tyre. Viteve të fundit ky restoran është shndërruar në një ndër restoranet më të mira në Ohës. Përveç ofertës së ushqimeve tradicionale me peshk, menyja është mjaft e pasur edhe me ushqime tjera kurse ambienti është fantastik. Shetitja nëpër të ashtuquajturën Ura e drunjtë të dëshirave, nga qendra – më saktësisht nga moli e deri te restorani do të mbërrini për jo më shumë se 15 minuta ndërsa mënyrë më e mirë është që të shkoni me barkë. Për grupe që dëshirojnë të shkojnë deri te restorani në mënyrë të organizuar ai u siguron vetë anijen.
Disclaimer: This website was created and maintained through a grant provided by the Regional Cooperation Council’s Tourism Development and Promotion Project, funded by the European Union. Its contents are the sole responsibility of the MANIFESTO and do not necessarily reflect the views of the Regional Cooperation Council or the European Union.
Në kuadër të projektit “Heritage Walks & Talks”, zhvillojmë një produkt të ri turistiko-kulturor të cilin pa pengesa do ta shfrytëzojnë turistët individual por edhe ata në grupe. Konceptin të cilin dëshirojmë ta prezantojmë si shëtitje nëpër trashëgimi, dhe do mund ta shfrytëzojmë kur dëshirojmë të njihemi me trashëgiminë kulturore dhe historike të Ballkanit Perëndimor, mu atë trashëgimi e cila ende prezantohet me ndrojtje përmes rrëfimeve të bashkësive lokale e që musafirët duhet t’i dëgjojnë nga ta.
© 2020 Heritage Walks & Talks
Web design & Development by DIGIPROM