Feliks Romulijana ishte një ndër ndërtesat më të mëdha dhe më luksozet të antikitetit të vonë dhe lirisht sipas rëndësisë dhe veçantisë, shikuar nga konteksti kohor lehtësisht mund të krahasohet me katedralet e famshme mesjetare por edhe me kështjellat luksoze të kohës së re. Ky lokalitet arkologjik i cili që në emër përmban lumturinë (Felix Romuliana) me mbetjet e impozante dhe madhështore të pallateve dhe mureve nga antikiteti i vonë, me kohë, duke u njohur me historinë e plotë të këtij vendi, lënë mbresa të thella rreth rreth kalueshmërisë njerëzore, pastaj të mbretërive dhe religjioneve të cilat mbretëruan gjithë botën, e pastaj për disa dekada u zhdukën.
Rreth themeluesi të Feliks Romulianës - Gal Valerije Maksimilijan Galeri
Pallati është ndërtuar në periudhën e e fundit të shekullit III dhe fillim të shek.IV të erës së r, në periudhën e tetrarkisë gjegjësisht të sundimit katërsh, system me të cilin Perndorinë Romake e kanë drejtuar dy Cezarë dhe dy Augustë. Njëri nga këta Augustë ka qenë ndërtues i Feliks romulianës, Gal Valerije Maksimilijan Galerije, djali i barbares së arratisur nga persekutimi përtej Danubit dhe blegtorit romak gjë që e ka ndjekur tërë jetën nofka – Armenatarius (bari). Sipas emrit të nënës Romula, të cilën e çmonte shumë ai edhe e quajti pallatin e vet. Ngritja e tij e shpejtë deri në fronin mbretëror, edhe sot nuk do të ishte mundur as sipas ëndrrës amerikane, por ai kaloi nëpërmjet fitoreve ushtarake, kështu që për te dhe të bëmat e tij dëgjoi edhe Diokleciani i cili nuk kishte paragjykime rreth prejardhjes së tij, por që e birësoi dhe e martoi me vajzën e tij Valerijën. Galeri kishte një karrierë ushtarake të shkëlqyeshme, të cilën e kurorëzoi me fitoren ndaj Persianëve në vitin 297. Ka filluar të ndërtojë edhe një pallat tëbukur në vendlindjen e tij në Dakinë e bregut. Vlenë të theksohet se në territorin e sotëm të Serbisë kanë lindur 16 sundimtarë të Romës, që do të thotë se pas Italisë numri më i madhë nga territori i ish Perandorisë Romake. Pallatin e emroi sipas emrit të nënës Romula, Romuliana, derisa mbiemri Feliks mund të shpjegohet si e lumtura, apo më mirë të themi hyjnorja.
Galeri ishte ambicioz, kontraverz dhe bukurosh. Donte jetën, ushqimin e mirë, verën dhe ahengjet. Nënës dhe Dioklecianit i mbeti besnik tërë jetën, kurse idhull kishte hyun Dionis, perëndia e verës, natyrës dhe ahengut, kjo vërtetohet sipas mozaiqeve dhe shtatoreve që shënojnë këtë lokalitet. Galeri me mënyrën e tillë të adhurimit të Dionisit të bën të mendosh se ai dëshironte që nën e tij Romulën si dhe vetë veten e tij ta barazojë me hyjnitë. Mu ashtu siç kishte bërë Dionisi për veten dhe nënën e tij Semela, të ciët pas ngadhnjimit të Dionisit në indi iu bashkëngjtën zotërave në Olimp. Galeri – Dionisi i ri – pas triumfit ndaj persanëve, dhe nëna e tij Romula, duhej të ngriteshin në qiell.
Edhe pse dëshironte që veten dhe nënën e tij ti shpallnin për hyjni, Galerin më së miri e përshkruan thënia “njeriu planifikon, kurse Zoti qeshet”. Në të vërtetë ai nuk arriti ta përfundoj në tërësi pallatin dhe të kënaqet në te. Më parë vdes Romula, dhe më vonë edhe ai në vitin 313 në Srednicë apo Sofjen e sotme. Njerëzit të cilët e varrosën tregojnë se ka vdekë nga sëmundje e panjohur. Tempujt kushtuar Jupiterit dhe Zeusit, më vonë shndërrohen në bazilika të krishtera, në religjionin të cilin ai pamëshirshëm e ndjekte e që e nxiste edhe Dioklecianin të vepronte njejtë. Më vonë , para vdekjes aprovon një edikt për lirinë e fesë, më pak të njohur se sa ai i mëvonshmi i Konstantinit të madh e që njihet si Edikti i Milanit, sipas të cilit krishtnizmi përfundimisht pranohet si fe.
Rreth lokalitetit
Gal Valeri Maksimilian Galeri ka ndërtuar pallatin e fortifikuar me bedeme me njëzet kulla mbrojtëse në një hapësirë prej 6,5 hektarësh. Sot është e mundur të vizitohet tërësia e cila përfshin mbetjet e kompleksit memorialo-sakral – dy maozeleja dhe dy përmendore, ato të Romulës dhe të Galerit. Një kilometër larg këtij lokaliteti është e mundur të vizitohen rrënojat e tetrapilonit monumental që ndodhet në kodrën e Magurës. Veçanërisht interesante janë tumulat në kodrën Magura, përmendoret e fundit të apoteozës romake, gjegjësisht mënyrës se si anëtarët e ndjerë të familjeve mbretërore, varroseshin në mënyra të veçanta duke u “promovu” në zota.
Për pamjen e sotme dhe rëndësinë e këtij lokaliteti më së shumti duhet ti falënderohemi arkeologut të famshëm Dragollav Srejoviq. Ai filloi gërmimet në fillim të viteve të shtatëdhjeta të shekullit XX duke menduar se ka të bëjë me një objekt shumë të rëndësishëm me karakter ushtarak. Kur në vitin 1984 është gjetur arkivolti (ura lidhëse e dy shtyllave) me mbishkrimin Felix Romuliana, u bë e qartë se kemi të bëjmë me pallatin mbretëror, të madhësisë dhe rëndësisë më të madhe se sa asaj të Dioklecianit në Split. Srejoviqi nuk jetoi shumë por që vepra e tij po. Lokaliteti fitoi rëndësinë e vet turistike, dhe të dhitha mundimet dhe peripecitë e arkeologëve serbë dhe të Zajeçarit u kurorëzuan me statusin që fitoi Felix Romuliana në vitin 2007 e ajo është E mirë e trashëgimisë botërore UNESKO. Përveç mozaiqeve që paraqesin bukurit më të mëdha të antikitetit të vonë, veprat e artit nga Felix Romuliana mund të vizitohen në Muzeun e Zajeçarit. Këtu, në 11 kilometra larg Felix Romulianës ruhet koka e Gal Valerit e punuar nga një gurë i rrallë si dhe mozaiqet e famshme të Labirinthit dhe Dionisit.
Felix Romuliana bie në harresë
Pasuesi i Galerit, Konstantini nga Nishi, nërpret tetrarkinë dhe apoteozat pagane kështu që qyteti ngadalë fillon ta humbë rëndësinë. Në këtë kohë ndodhin edhe sulmet avarëve dhe hunëve. Përkohësisht e rindërton Justiniani në shekullin VI por kurrë nuk fiton atë rëndësinë dhe pamjen që e ka pasë në fillim siç e kishte projektuar Galeri. Edhe pse në vetë lokalitetin dhe përreth tij janë gjetur artefakte arkeologjike që nga parahistoria e deri në mesjetë, përfundimisht këtë vend njerëzit po e braktisin në shekullin XXI. Kanë mbetur rrënoja të çuditshme e të mëdha nga fshati Gamzigrad. Baron Herder në shekullin XIX duke kërkuar xehe përshkruan situatën në Serbi dhe njëherit shkruan edhe për Gamzigradin, pas tij gjithashtu e përmend edhe një nga udhëpërshkruesit më të mirë të atij shekulli Feliks Kannic. Kjo bëri që edhe intelektualët venas të interesohen për këtë vend. Supozohej se për shkak të afërsisë së Perandorisë romake në Danub mund të ishte ndonjë garnizon i madhë ushtarak i ngjashëm me atë të gjetur pranë Danubit e që sot është i prezantuar në një mënyrë shumë interesante është ky Viminacijumi të cilin çdo turist do të dëshironta ta vizitonte.
Zajeçari
Zajeçari është një stacion të cilin nuk mund ta anashkalosh kur viziton Gamzigrdin, dhe pranë “must see” të muzeut, ia vlen të vizitohet edhe konaku i Radull Begut. Në Zajeçar ia vlenë të vizitohet edhe mulliri i ujit, i cili është pranë Konakut dhe paraqet një nga monumentet e pakta osmane që ia kanë arritë të ruhen që nga perudha osmane.. Kralevica vendi për koncerte, manastiri Suhodoll në afërsi dhe gjithsesi Banja e Gamzigradit ku ekzistojnë bazene me ujë të ngrohtë tëë cilat barteshin deri në Felix Romuliana përmes akuaduktit. Sipas disa autorëve, Galeri i vend për ndërtimin e monumenteve të veta zgjodhi pronat e veta mu pranë burimeve shruese gjeotermale, por edhe për atë se nëna e imperatorit të madhë vuante nga reumatizme. Besohej se ajo çka është e mirë për hyjneshën e pashpallur, është e mirë edhe për njerëzit e thjeshtë që vuajnë nga reumatizma. Populli i këtyre anëve këtë ujë e quante si ujë hyjnor apo të shenjtë, kështu që në burimin e tyre hudhnin monedha dhe ndiznin qirinj, çka na thotë se kanë ditë të vlerësojnë të mirat e natyrës apo siç do të thujeh sot të ekosistemit.
Propozimi për restorane
Propozojmë drekë në kafenenë më zajeçarase “Dy vëllëzërit”, e dekorur në stil boemësh, dhe asisoji i ka edhe gjellërat duke filluar që nga sallata e timokut, çerdhe të kungujve, djath çobanësh, planc të farguar dhe specialiteti i shtëpisë “Dy vëllëzërt”. Të gjitha këto i lagni me brendin më të mirë të këtij vendi Birrën e Zajeçarit, i cili egërsisht i ka mbijetuar globalizmit të industrisë së birrës serbe. Edhe pse pronarët i ka në brigjet e Detit të Veriut, në Serbi dhe rajon të gjithë dinë për birrën e Zajeçarit, kështu që një krikëll pothuaj e mjegulluar n periudhën e verës ndihmon që në mëyrë të lehtësuar të mbyllet tregimi për Galerin dhe Romulën si dhe pak të shpërqëndrohen mendimet se çdo gjë është kalimtare dhe lehtësisht harruese.