
Gal Valeri Maksimilian Galeri ka ndërtuar pallatin e fortifikuar me bedeme me njëzet kulla mbrojtëse në një hapësirë prej 6,5 hektarësh. Sot është e mundur të vizitohet tërësia e cila përfshin mbetjet e kompleksit memorialo-sakral – dy maozeleja dhe dy përmendore, ato të Romulës dhe të Galerit.
Për pamjen e sotme dhe rëndësinë e këtij lokaliteti më së shumti duhet ti falënderohemi arkeologut të famshëm Dragollav Srejoviq. Ai filloi gërmimet në fillim të viteve të shtatëdhjeta të shekullit XX duke menduar se ka të bëjë me një objekt shumë të rëndësishëm me karakter ushtarak. Kur në vitin 1984 është gjetur arkivolti (ura lidhëse e dy shtyllave) me mbishkrimin Felix Romuliana, u bë e qartë se kemi të bëjmë me pallatin mbretëror, të madhësisë dhe rëndësisë më të madhe se sa asaj të Dioklecianit në Split. Srejoviqi nuk jetoi shumë por që vepra e tij po. Lokaliteti fitoi rëndësinë e vet turistike, dhe të dhitha mundimet dhe peripecitë e arkeologëve serbë dhe të Zajeçarit u kurorëzuan me statusin që fitoi Felix Romuliana në vitin 2007 e ajo është E mirë e trashëgimisë botërore UNESKO. Përveç mozaiqeve që paraqesin bukurit më të mëdha të antikitetit të vonë, veprat e artit nga Felix Romuliana mund të vizitohen në Muzeun e Zajeçarit. Këtu, në 11 kilometra larg Felix Romulianës ruhet koka e Gal Valerit e punuar nga një gurë i rrallë si dhe mozaiqet e famshme të Labirinthit dhe Dionisit.
Disclaimer: This website was created and maintained through a grant provided by the Regional Cooperation Council’s Tourism Development and Promotion Project, funded by the European Union. Its contents are the sole responsibility of the MANIFESTO and do not necessarily reflect the views of the Regional Cooperation Council or the European Union.
Në kuadër të projektit “Heritage Walks & Talks”, zhvillojmë një produkt të ri turistiko-kulturor të cilin pa pengesa do ta shfrytëzojnë turistët individual por edhe ata në grupe. Konceptin të cilin dëshirojmë ta prezantojmë si shëtitje nëpër trashëgimi, dhe do mund ta shfrytëzojmë kur dëshirojmë të njihemi me trashëgiminë kulturore dhe historike të Ballkanit Perëndimor, mu atë trashëgimi e cila ende prezantohet me ndrojtje përmes rrëfimeve të bashkësive lokale e që musafirët duhet t’i dëgjojnë nga ta.
© 2020 Heritage Walks & Talks
Web design & Development by DIGIPROM