Monumenti i të pamposhturve

Për shkak të afërsisë së kalasë e cila i ka takuar Kraleviq Markos, Prilepi është i njohur si qyteti poshtë kullave të Markos. Prilepi bën bashkim të trefishtë – duhan, ushqimi i famshëm dhe revolucioni. Lirisht mund të themi se qyteti mund të mburret me një rregullim dhe konceptim të përditshmërisë jetësore.
Monumenti i të pamposhturve, Prilep, Maqedonia e Veriut

Prilepi dhe "Monumenti i të pamposhturve"

Për shkak të afërsisë së kalasë e cila i ka takuar Kraleviq Markos, Prilepi është i njohur si qyteti poshtë kullave të Markos. Prilepi bën bashkim të trefishtë – duhan, ushqimi i famshëm dhe revolucioni. Lirisht mund të themi se qyteti mund të mburret me një rregullim dhe konceptim të përditshmërisë jetësore. Secili që ndjen nevojën që të izolohet nga tollovia e qytetit dhe dëshiron të shkoj diku që të gjejë paqë dhe qetësi, Parku i Revolucionit në Prilep, paraqet vend ideal për pushim, relaks dhe rekreacion. Përveç kësaj, aty ke mundësi të përmbushjes estetike, kulturore dhe historike. Me gjelbërimin e tij të koncentruar konsiderohet si ”mushkëritë e Prilepit”. Parku i revolucionit më 1961 u pasurua me monumentet e luftëtarëve të rënë në Luftën e II Botërore prej të cilëve më impresionuesi është ai i të ”Pamposhturve”

Si u themelua Kompleksi memorial

Thirrja për realizimin e kompleksit memorial iu dërgua arkitetktit të mirënjohur, maestro Bogdan Bogdanoviq. Në Prilep, u shqyrtuan tri vende si lokacione të mundëshme për ndërtimin e memorialit. Ndër to ishte edhe lokaliteti i njohur i Kullës së Markos. Mirëpo, asnjëra nga lokacionet e propozuara nuk e impresionuan dhe inspiruan maestro Bogdanoviqin. Ai, krejt rastësisht, nga një plak, mori idenë që vendi për memorialin të jetë kodrina në periferinë jugore të qytetit ku edhe më parë, para Luftës së II Botërore kishte qenë park. Kompleksi arkitektonik i lokalitetit simbolizon ngadhënjimin e lirisë ndaj robërisë. Përbëhet  prej dy pjesëve të ndara të cilat përmbushin njëra tjetrën. E përbashkët është një kriptë e afërsisht 500 luftëtarëve të rënë për liri të Prilepit nga fashizmi. Në pjesën e brendëshme të kriptës janë të skalitura emrat e të gjithë atyre prilepasve që humbën jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pjesa e dytë paraqet tetë skulptura të vendosura në platonë rrethore.

Rreth  “Parkut të revolucionit” me "Monumentin e të pamposhturve"

”Parku i revolucionit” me ”Monumentin e të pamposhturve” është një lokalitet kompleks arkitektonik i ngritur në shenjë kujtimi për dëshmorët e rënë nga Prilepi në lufëtrat për liri nga okupatori fashist dhe paraqitje simbolike e ngadhënjimit të lirisë ndaj robërisë. I filluar në vitin 1960 ndërsa opinionit të gjërë i është paraqitur në vitin 1961. Kompleksi u konceptua si një lloj festimi ndaj shpalljes së qytetit të Prilepit si ”Qytet partizan” në vitin 1960, nga ana e Qeverisë Jugosllave së atëhershme. Përbëhet nga dy pjesë të ndara të cialt plotësojnë njëra-tjetrën. E përbashëkt është një kriptë e afro 500 dëshmorëvë nga Prilepi të rënë për liri ndaj fashizmit, e cila është në formë të mbyllur rrethore kurse me një hapje nga ana veriore. Në anën e brendëshme të kriptës së mermertë janë të skalitur emrat e të gjithë dëshmorëve nga Prilepi të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pjesa e dytë e këtij kompleksi memorial paraqesin tetë skulptura të cilat janë të vendosura në një plato rrethore që i paraprijnë kriptës. Shtatë prej tyre janë të larta nga 2,9m, kurse njëra, më dominuesja është e lartë 5 metra. 

Domethënia e skulpturave

Interpretimi i formave, kuptimeve dhe numrave të tyre janë të ndryshme. Sipas një interpretimi, ato kanë formën e urnave të lashta greke në të cilat ruhej hiri i të vdekurve. Statuja më e madhe e kompleksit në krye ka një flakë simbolike, e cili paraqet rezistencën e popullit maqedonas.Disa interpretime thonë se statujat simbolizojnlë gjashtë republikat dhe dy krahinet e Jogosllavisë. Sipas një interpretimi tjetër, këto tetë skulptura janë figura të stilizuara të shtyllave jonike, të cilat vallëzojnë rreth një ”Perëndeshe” (liria). Duke marrë parasysh se Bogdanoviqi ishte i mahnitur pas balerinës ruse Ana Pavllova, këtij interpretimi i shkon në peshë ky fakt. Ja çfarë do të thotë vetë Bogdanoviqi rreth skulpturave të Prilepit: ”Kështu duken nimfat e mia, skulpturat e Prilepit. Surealiste, sepse kokat e tyre kanë dy fytyra – një në profil e një në anfas. Sikurse Hyu Janus” Më vonë, kur rrethina e kompleksit memorial u shkatërrua me ndërtimin e ndërtesave të reja dhe rrugëve të amortizuara, Bogdanoviqi sërisht u thirr në ndihmë në mënyrë që të ruhet pamja estetike. Ai propozoi pyllëzim me një pyll të plërhershëm, në mënyrë që të fshihej pamja e cila kishte çrregulluar estetikën e kompleksit. Kësisoji ky kompleks fitoi pamjen të cilën Prilepi dhe qytetarët e tij e njohin dhe e shijojnë. Komplet lokacioni i parkut në periudhën kohore prej 2007-2008 plotësisht u rinovua dhe u freskua. Kjo i dha asaj një shkëlqim dhe bukuri të re, që ndërthur arkitekturën e historinë me natyrën.

Aleja e herojve të popullit

E ndërtuar në vitin 1961, në kuadër të ”Parkut të revolucionit”, mu në hyrje të tij ndodhet ”Aleja e herojve të popullit”. Aty ndodhen bustet e herojve kryesorë prilepas nga Lufta e Dytë Botërore si:  Kire Gavrilloski-Jane, Ille Igeski-Cvetan, Orde Çopella, Borka Taleski, Kuzman Josifoski-Pitu, Mirçe Acev, Borka Veleski-Lefta, Rampo Levkata, Lazo Filiposki-Llavski dhe Krume Volnaroski. Në pjesën më intime të parkut, ndodhet përmendorja simbolike kushtuar të gjitha femrave luftëtare të lirisë nga Lufta e Dytë Botërore.

Vend i mrekullueshëm për pushim dhe rekreacion

Çdo vizitor qëllim-mirë i këtij kompleksi të dekoruar estetikisht, artistikisht dhe kopshtarisht ka mundësinë që të shijojë ambientin e tij të këndëshëm. Shtigjet për shetitje, vrapim apo trening të lehtë gjithashtu ofrojnë mundësi të shfrytëzimit aktiv të vendit. Hapsira e pyllëzar dendur të magjeps me ajër të pastër ku gjithashtu mund të pushoni por edhe të kënaqeni në qetësin dhe reahtinë që ofron. Nga disa vende në park ofrohet pamje fantastike panoramike e qytetit dhe e Kullës së Markut, pamje shumë e bukur e malit të Seleçkës dhe një pamje mbresëlënëse në distancë e Pelisterit dhe shpatet e mrekullueshme të malit Baba.

Monumentet tjera të Revolucionit në rrethinën e Prilepit

Agonia e ngrirë

Një nga përmendoret e cila ia vlen të vizitohet është ajo që i është kushtuar partizanit i cili dha jetën për liri. Ndodhet në Pesjobrdce, afër Prilepit. Autorë të kësaj përmendorje janë skulptorët nga Prilepi Koneski-Mazucanec. Përmendorja është një lloj agonie ”e ngrirë” e luftëtarit të lirisë, në momentin e sakrifikimit të jetës së tij për të arritur një qëllim më të lartë.

Vdekje fashizmit

Përmendorja kushtuar ”Masakrës në Dabnicë”, një ngjarje nga Lufta e Dytë Botërore e që ndodhet në fashtin Dabnicë, jo shumë larg Prilepit. Është i njohur me emrin ”Vdekje fashizmit” dhe paraqet një memorial përkujtimor në shenjë të ekzekutimit të 18 personave, 12 banorë të Dabnicës dhe 6 personave nga Prilepi, nga ana e okupatorit fashist bullgar në vitin 1942, të cilët më parë u torturuan dhe keqtrajtuan në mënyrë çnjerëzore. Verzini origjinal i monumentit ishte vepër e skulptorit Dimo Todorovskit kurse autori i verzionit të sotëm të rikonstruktar është skulptori Sasho popovski.

Monumentet tjera të Prilepit

Kullat e famshme të Markos

Kur ndodheni në Prilep, vizita e Kullave të Markos është diçka që nuk duhet ta humbisni. Kullat e Markos janë një vend shumë të rëndësishëm, si për historinë ashtu edhe për kulturën dhe traditën e Prilepit. Këtu ndodhet pallate e mbretërve Vukashin dhe Marko. Sipas të dhënave historike, këtë kala deri në gjysmën e dytë të shekullit XIII dhe madje edhe më vonë e kanë mbrojtur vetëm 40 ushtarë. Në shekullin XIV ky vend ka shërbyer si vendstrehim i përkohshëm për banorët përreth të ikur nga sulmet Osmane. Pas vdekjes së mbretit Marko më 1395, këtë vend e pushtuan Osmanët gjë që me këtë bëri që popullsia të kërkojë strehim në vendet e zonës aty pranë. Kështu që rrëzë Kullave të Markos u krijua një vendbanim i ri i quajtur Varosh, emër me të cilin edhe sot ekziston. Sot, Varoshi është pjesë e Prilepit, i vetmi fshat i dikurshëm i rrethinës së Prilepit që është i banuar.

Deri në fillim të shekullit XI nuk ka pasë burime të shkruara për Prilepin. Në ” Sigilionumin" bizantin të mbretit Bazili II (976.-1025.) në vitin 1018 Prilepi për herë të parë përmendet si kalaja Prilapon. Qyteti dhe kalaja përmenden edhe në historinë e shkurtër të bashkëkohanikut të mbretit Samuil, shkrimtarit bizantin Jovan Skilica. Gjatë fundit të shekullit XI dhe fillim të shekullit XII, përmes gërmimeve arkeologjike, mund të përcillen migracionet e popullsisë josllave nga vende të ndryshme të Bizantit në Prilep, çka ka sjellë përzierjen e popullsisë vendase me atë ardhacake. Ky ishte edhe shkaku që fillimet e Prilepit bizantin të shfaqen gjatë shekullit të XII-të.

Një shtëpi një kishë

Sipas legjendës, dikur në Varosh ishin 77 shtëpi dhe po aqë kisha. Nga një për secilën shtëpi. Disa prej tyre kanë mbijetuar deri nlë ditët e sotme si manastiri i Varoshit me kishat

„Shën. Arkangjeli Mikael", "Shën. Nikolla", "Shën. Maria e papërlyera", "Shën. Atanazi“, „Shën. Pjetri“ dhe „Shën. Dimitri“. Sot janë në gjendje të mirë dhe funksionale të pasura me afreske që të lënë pa gojë. Nga ky vendbanim vijnë edhe dy herojt e popullit Orde Çopell dhe Mica Kozar, përmendoret e të cilëve ndodhen në Parkun e revolucionit.

Muzeu i duhanit në Prilep

Për dashamirët e artit dhe historisë i preferojmë të vizitojnë Muzeun e duhanit në Prilep. Ndodhet mes Kullave të Markos dhe përmendores kushtuar lutëtarit partizan të rënë për liri në kodrën Pesjo. Ky muze përbëhet prej gjërave më kryesore të cilat kanë të bëjnë me konsumimin e duhanit e që paraqesin përbëjnë një tërsi impresive artistike dhe kulturo historike. Me to janë shërbyer disa nga personalitetet më të shquara historike (si për shembull, kamishi i carit rus Nikolla si dhe artefakte tjera të ngjashme). Biseda dhe shpjegimet që jep kuratori i muzeut bën që vizitorët të përjetojnë një udhëtim unik vizuel dhe emocionues nëpër të kaluarën.

Ushqimi i shkëlqyeshëm i Prilepit

Prilepi gjithmonë është konsideruar si një qytet me një ofertë të mirë ushqimore. Restoranet e ndryshme ofrojnë ushqime të llojllojshme dhe shumë të shijshme kulinare. Prilepi në veçanti është i njohur me ushqimet nga skara. Me ushqimet e llojllojshme të sakarës mund të kënaqeni për mes restoraneve dhe kafeterive që ofrojnë këto shërbime në rrethinën e bukur të Prilepit.

Restorani Alavantioski

Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e restoraneve, ku përveç ushqimeve nga skara dëshironi të shijoni edhe specialitete tjera mund të vizitoni restoran ”Alavantinoski” i cili ndodhet pranë liqenit artificial të Prilepit. Tarrave verore e restoranit ofron një pamke mbresëlënëse të liqenit dhe të malit më të lartë afër Prilepit, Babuna me majën e saj Kozjak. Ju rekomandojmë të provoni shirden e famshëm të Prilepit, ushqim i cili do të kënaqë edhe shijet më të zgjedhurve. Aty ofrohet edhe specialitati i famshëm maqedonas ”mish fshati” të cilin restoran ”Alavantinoski” e përgatit në mënyrë të shkëlqyeshme. Restorani gjithashtu ofron edhe ushqime tjera të shkëlqyeshme nga skara.

Restorani Kermes

Nëse jeni dashamirë i ushqimeve të peshkut, restoran ”Kermes” i cili ndodhet pranë ”Parkut të revolucionit” është vend ideal për ju. Shërbimi cilësor dhe komplet oferta nga menyja me ushqime dhe specialitete nga skara askënd nuk do ta lë indiferent. Pas shetis nëpër ”Parkun e revolucionit”, ushqimi i restaranit ”Kermes” është zgjidhja e duhur.

Restoran - piceria Del Posto

Dashamirët e ushqimit italian nuk do të gabojnë nëse vizitojnë restoran – picerinë ”Del Posto” e cila gjendet mu në qendër të qytetit. Gjithashtu, në ofertë kanë edhe specialitete të ndryshme ekzotike nga kuzhina meksikane, italiane dhe nga mbarë bota.

Restorani Akademi

Edhe një rekomandim për restoran "Akademi", i cili gjendet në qendër të qytetit ku mund të shijohen variete ushqimesh nga brumi dhe pica.

Pikat me interes në zonë

Restorani Akademi
Restoran - piceria Del Posto
Restorani Kermes
Restorani Alavantioski
Ushqimi i shkëlqyeshëm i Prilepit
Muzeu i duhanit në Prilep
Një shtëpi një kishë
Vdekje fashizmit
Agonia e ngrirë
Aleja e herojve të popullit
Rreth “Parkut të revolucionit” me "Monumentin e të pamposhturve"
Markove kule - Prilep
Kullat e famshme të Markos
Spomenik neporaženima - Prilep
Monumenti i të pamposhturve

broshura dhe manuale

Shkarkoni aplikacionin "Heritage walk & Talk"

Shkarkoni aplikacionin

Vidikovac Svač

Vidikovac Svač - Ulcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Viewpoint Svač

Vidikovac Svač - Ulcinj
Click on image from gallery for larger preview

Restoran Shasi

Restoran Shasi - UIcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Karaula Fraskanjel

Karaula Fraskanjel - Ulcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Crkva Svetog Jovana Krstitelja

Crkva Sv. Jovana Krstitelja - Ulcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Crkva Svete Marije

Crkva Svete Marije - Ulcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Šasko jezero

Šasko Jezero - Ulcinj
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Vinarija Bogojević

Vinarija Bogojević - Podgorica
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Vila Oblun

Vila Oblun - Podgorica
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Skadarsko jezero

SKadarsko jezero - Podgorica
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Hotel restoran ABC

Hotel ABC - Leskovac
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Restoran Groš

Restoran Groš - Leskovac
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Brdo Hisar

Brdo Hisar - Leskovac
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled

Narodni muzej Leskovac

1280px-Narodni_muzej,_Leskovac_04
Klikni na sliku iz galerije za veći pregled