
Kur ndodheni në Prilep, vizita e Kullave të Markos është diçka që nuk duhet ta humbisni. Kullat e Markos janë një vend shumë të rëndësishëm, si për historinë ashtu edhe për kulturën dhe traditën e Prilepit. Këtu ndodhet pallate e mbretërve Vukashin dhe Marko. Sipas të dhënave historike, këtë kala deri në gjysmën e dytë të shekullit XIII dhe madje edhe më vonë e kanë mbrojtur vetëm 40 ushtarë. Në shekullin XIV ky vend ka shërbyer si vendstrehim i përkohshëm për banorët përreth të ikur nga sulmet Osmane. Pas vdekjes së mbretit Marko më 1395, këtë vend e pushtuan Osmanët gjë që me këtë bëri që popullsia të kërkojë strehim në vendet e zonës aty pranë. Kështu që rrëzë Kullave të Markos u krijua një vendbanim i ri i quajtur Varosh, emër me të cilin edhe sot ekziston. Sot, Varoshi është pjesë e Prilepit, i vetmi fshat i dikurshëm i rrethinës së Prilepit që është i banuar.
Deri në fillim të shekullit XI nuk ka pasë burime të shkruara për Prilepin. Në ” Sigilionumin" bizantin të mbretit Bazili II (976.-1025.) në vitin 1018 Prilepi për herë të parë përmendet si kalaja Prilapon. Qyteti dhe kalaja përmenden edhe në historinë e shkurtër të bashkëkohanikut të mbretit Samuil, shkrimtarit bizantin Jovan Skilica. Gjatë fundit të shekullit XI dhe fillim të shekullit XII, përmes gërmimeve arkeologjike, mund të përcillen migracionet e popullsisë josllave nga vende të ndryshme të Bizantit në Prilep, çka ka sjellë përzierjen e popullsisë vendase me atë ardhacake. Ky ishte edhe shkaku që fillimet e Prilepit bizantin të shfaqen gjatë shekullit të XII-të.
Disclaimer: This website was created and maintained through a grant provided by the Regional Cooperation Council’s Tourism Development and Promotion Project, funded by the European Union. Its contents are the sole responsibility of the MANIFESTO and do not necessarily reflect the views of the Regional Cooperation Council or the European Union.
Në kuadër të projektit “Heritage Walks & Talks”, zhvillojmë një produkt të ri turistiko-kulturor të cilin pa pengesa do ta shfrytëzojnë turistët individual por edhe ata në grupe. Konceptin të cilin dëshirojmë ta prezantojmë si shëtitje nëpër trashëgimi, dhe do mund ta shfrytëzojmë kur dëshirojmë të njihemi me trashëgiminë kulturore dhe historike të Ballkanit Perëndimor, mu atë trashëgimi e cila ende prezantohet me ndrojtje përmes rrëfimeve të bashkësive lokale e që musafirët duhet t’i dëgjojnë nga ta.
© 2020 Heritage Walks & Talks
Web design & Development by DIGIPROM